RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

“Zgjedhjet në veri s’duhet të mbahen pa u hequr masat” – Deklarata e Bislimit që s’gjeti mbështetjen e BE-së

Rilindja Nga Rilindja
26/07/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:4min read
0
Stresi i dialogut, Bislimi thotë se po i thinjen flokët e po i ndryshon personaliteti
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka refuzuar që të komentojë deklaratat e zëvendëskryeministrit dhe kryenegociatorit të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi, i cili tha se zgjedhjet në veri nuk duhet të mbahen deri të hiqen masat ndëshkuese të vendosura nga unioni.

Zëdhënësi i BE-së, edhe pse nuk i komentoi deklaratat e Bislimit, përsëriti thirrjen e BE-së për shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Kosovës, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Ne nuk i komentojmë komentet. Megjithatë ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së me 3 qershor të vitit 2023. Kjo qartë përfshin se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejtë që të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e BE-së për REL.

BE i ka vlerësuar takimet e fundit në Bruksel mes të dërguarit të lartë për dialog Miroslav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Bislimi dhe Petkoviq si “të vështira” dhe se ato “nuk kanë prodhuar rezultate të menjëhershme”.

Zëvendëskryeministri Bislimi pak ditë më aprë një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura dhe që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Qeveria e Kosovës është pajtuar më 10 korrik që të bëjë një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës.

Sipas marrëveshjes të arritur me BE-në, Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.

Bislimi një ditë më parë tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Megjithatë, burimet diplomatike nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.

Masat ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës pasi e bëri fajtore për përshkallëzim të situatës në veri të vendit përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Sa i përket takimeve të javës së fundit, ky zëdhënës i BE-së tha se pret që palët të reflektojnë dhe të japin vlerësimet e tyre kthesë për temat që ishin në rendin e ditës. E në të njëjtën kohë, tha ai, palët të përmbahen nga hapat e njëanshëm të cilët mund të çojnë deri te përshkallëzimet eventuale të reja.

“I dërguari i posaçëm i BE-së, Lajçak i kishte thirrur javën e shkuar negociatorët nga Kosova dhe Serbia për të diskutuar disa tema në agjendën e dialogut që e lehtëson BE-ja. Këto përfshinë edhe implementimin e marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit të raporteve, energjinë, implementimin e deklaratës për personat e zhdukur, de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës, organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe çështjet e lidhura me tregti”, tha zëdhënësi.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë më 19 korrik janë takuar ndaras me të dërguarin për dialogun Miroslav Lajccak në Bruksel, ku është diskutuar “për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke nisur me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin”.

“Këto takime ishin të vështira dhe të gjata, dhe ato nuk prodhuan ndonjë rezultat të menjëhershëm. Megjithatë nga palët u kërkua që të reflektojnë dhe të japin vlerësime kthesë për çështjet që ishin në agjendë”, tha i njëjti burim duke shtuar se diskutimet do të vazhdojnë.

“Diuskutimet do të vazhdojnë dhe lehtësuesi i BE-së do të thërrasë takim të ri në periudhën para nesh, BE pret nga të dyja palët që të përmbushin obligimet nga dialogu dhe kërkesat e BE-së për de-eskalim pa vonesa të reja, të angazhohen në mënyrë konstruktive në proces dhe të përmbahen nga veprimet që mund të qojnë deri tek eskalimet tjera”, ka thënë ky zëdhënës.

Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Previous Post

“Kampi Belvedere” nga sot do të mbajë emrin e Heroit Enver Zymberit

Next Post

Rrëfimi i Demaçit: U ftoha me Kurtin kur s’erdhi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Related Posts

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje
Ballina

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit
Lajme

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së
Lajme

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri
Ballina

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX
Ballina

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
Next Post
Rrëfimi i Demaçit: U ftoha me Kurtin kur s’erdhi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Rrëfimi i Demaçit: U ftoha me Kurtin kur s’erdhi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Lajmet e funfdit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”, i...

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Sot, mbledhja e Kuvendit komunal në Gjilan ka nisur me zhurmë e debat. Një përplasje ka ndodhur edhe mes shefit...

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
0

Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë. Kompania që është në...

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
0

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar...

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK...

Horoskopi ditor, 25 nëntor 2021

Horoskopi për ditën sotme, e martë 12 shtator

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Dashi Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

September 18, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company