RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Walker: Kurti nuk po e trajton mirë marrëdhënien me SHBA-në

Rilindja Nga Rilindja
24/01/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Walker: Kurti nuk po e trajton mirë marrëdhënien me SHBA-në
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po e trajton mirë marrëdhënien me SHBA-në.

Walker ka thënë se ka dëgjuar nga njerëzit që Kurti po e lufton korrupsionin, po vendosë njerëz të mirë nëpër pozita, porse nuk po e trajton si duhet marrëdhënien me SHBA-në.

“I kam pyetur njerëzit se si po qeveris Kurti. E njoh Kurtin qe 24 vjet, por e kam takuar vetëm një herë prej se është kryeministër. Kam dëgjuar nga njerëzit se po merret me luftën kundër korrupsionit, po provon të vendosë njerëz të mirë nëpër pozita, jo vetëm të Vetëvendosjes, po e bën këtë e atë. Por ai nuk është duke e trajtuar mirë marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara në mënyrë e duhur. Kurti po sjell çështje dhe po bën gjëra të kundërta para fytyrës e kundërshtimit amerikan”, ka thënë Walker.

Ai ka thënë se Kurti po vepron ashtu si mendon se është në interesin më të mirë të Kosovës.

“Mendoj se ai mendon se qëndrimin që e merr është në interesin më të mirë të Kosovës dhe se ai është interesi parësor. Ai duhet të dijë se njerëzit nga Washingtoni, Beogradi apo nga kudo, që vijën dhe kërkojnë diçka që Kurti mendon se nuk është në interesin më të popullit të tij, ai duhet të thotë jo. Të tregojë vijat dhe të thotë jo. Dhe ai e ka bërë një gjë të tillë në disa çështje që e kanë mërzitur komunitetin ndërkombëtar, e kanë zemëruar. Ata po i thonë se nuk po dëshiron të nënshkruajë këtë marrëveshje e Kurti po iu thotë: “Hej njohja është e rëndësishme”. Këtu bie fjala, pse çështja e targave nuk ka kuptim. E po ashtu që në veri një numër i njerëzve marrin instruksione nga Beogradi apo dërgimin e agjentëve nga Beogradi për të bërë atë që agjentët e Beogradit bëjnë. A pajtohem me të bërat, me ato që po bën apo që do të bëjë Albin Kurti? Me siguri se jo. Por unë vërtet besoj se ai po i bën gjërat që mendon se janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës, dhe asgjë që përbën rrezik për Kosovën. Për këtë i duartrokas”, ka deklaruar Walker.

Ai ka thënë se para disa vjetësh nuk ka menduar që Lëvizja Vetëvendosje do të arrinte suksese të tilla.

“Para disa vjetëve e kam ndihmuar Vetëvendosjen të bëhej parti, dhe ia dolën. Askush s’i mbështeste, dhe natyrisht se jo se jo Ambasada amerikane, apo ambasadori amerikan atëkohë i cili thoshte se këta janë një grup fëmijësh në rrugë që vetëm duan të shkaktojnë probleme… As vetë nuk e kam menduar se do të korrin rezultate të cilat i korrën, por gjatë viteve ata arritën të fitojnë vota më shumë se çdo kush më parë në Kosovë. Mendoj se ai po i përfaqëson njerëzit të cilët e kanë zgjedhur atë që është themeli i demokracisë”, ka thënë Walker.

Ai ka folur edhe për ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe Serbi. Walket ka theksuar se është befasuar kur ka dëgjuar se Christopher Hill po shkonte ambasador në Beograd.

Ndërsa për ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se është ambasador me shumë aftësi, por se është ambasador për herë të parë.

Ai ka vënë në pikëpyetje balancën mes një diplomati senior dhe një diplomati më junior.

“Mund të thuash: po Beogradi, është Serbia. Një shtet më i madh. Nuk kam asgjë kundër Chris Hill-it. E admiroj për atë çfarë ka bërë gjatë karrierës së tij. Vetëm se brengosem se raportet që do të vijnë nga Beogradi dhe Prishtina në Departamentin e Shtetit, s’jam i sigurt që do të shihen me seriozitetin e njëjtë. Dhe kjo më brengos”, është shprehur ai.

Previous Post

Walker: Vuçiqi do të shkojë në varr duke e mohuar Reçakun

Next Post

Shembull për t’u ndjekur, ylli ‘kuqezi’ dhuron para shqiptarëve në nevojë në Luginën e Preshevës

Related Posts

Shota Baraliu: Kam parë ëndërr duke u martuar me Ronaldon
Të fundit

Shota: “Më shpejt e ka zënë Atdheu Xhulin se unë parkingun para banesës”

Nga Rilindja
January 29, 2023
Cilat janë 11 llojet e depresionit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre
Në fokus

A ekzistojnë njerëz që nuk kanë ndjenja?

Nga Rilindja
January 29, 2023
Super-teleskopi i NASA-s sjell foto të reja mahnitëse nga gjithësia
Në fokus

Keni menduar të shihni 3 miliardë yje? Astronomët publikojnë hartën galaktike të zmadhuar

Nga Rilindja
January 29, 2023
Toka po rrotullohet më shpejt, regjistrohet dita më e shkurtër në dekada
Në fokus

“Nostradamusi i ri” pretendon se këtë vit do të fillojë Lufta e Tretë Botërore

Nga Rilindja
January 29, 2023
Ushqimet më të mira me të cilat mund ta nisni ditën
Në fokus

Ushqimet e duhura që ju duhen për të shmangur ftohjen

Nga Rilindja
January 29, 2023
Next Post
Shembull për t’u ndjekur, ylli ‘kuqezi’ dhuron para shqiptarëve në nevojë në Luginën e Preshevës

Shembull për t’u ndjekur, ylli ‘kuqezi’ dhuron para shqiptarëve në nevojë në Luginën e Preshevës

Lajmet e funfdit

Shota Baraliu: Kam parë ëndërr duke u martuar me Ronaldon

Shota: “Më shpejt e ka zënë Atdheu Xhulin se unë parkingun para banesës”

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Deklaratat thumbuese të Shotës ndaj Xhulit nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme ishte e ftuar në “Big Talk” ku...

Cilat janë 11 llojet e depresionit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre

A ekzistojnë njerëz që nuk kanë ndjenja?

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Ka njerëz që janë të ftohtë dhe nuk kanë ndjeshmëri, ndaj është e lehtë të mendosh se nuk kanë ndjenja....

Super-teleskopi i NASA-s sjell foto të reja mahnitëse nga gjithësia

Keni menduar të shihni 3 miliardë yje? Astronomët publikojnë hartën galaktike të zmadhuar

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Astronomët kanë publikuar një nga informacionet më të mëdha ndonjëherë të të dhënave të Rrugës së Qumështit, duke kataloguar në...

Toka po rrotullohet më shpejt, regjistrohet dita më e shkurtër në dekada

“Nostradamusi i ri” pretendon se këtë vit do të fillojë Lufta e Tretë Botërore

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

“Nostradamusi i ri” ka bërë një pretendim të frikshëm se një aksident aeroplani do të ndezë Luftën e Tretë Botërore...

Ushqimet më të mira me të cilat mund ta nisni ditën

Ushqimet e duhura që ju duhen për të shmangur ftohjen

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren. Edhe pse ftohja është më shumë diçka e...

Sonte priten reshje bore, ky është moti për pesë ditë

Moti për 5 ditë në Kosovë: Priten kushte edhe për reshje bore

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Mot i ftohtë ditëve të para të shkurtit, priten kushte edhe për reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”. 29.01.2023 – Në...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Shota Baraliu: Kam parë ëndërr duke u martuar me Ronaldon

Shota: “Më shpejt e ka zënë Atdheu Xhulin se unë parkingun para banesës”

January 29, 2023
Cilat janë 11 llojet e depresionit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre

A ekzistojnë njerëz që nuk kanë ndjenja?

January 29, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company