RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Walker dekorohet nga Begaj: Një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston

Rilindja Nga Rilindja
16/01/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Walker dekorohet nga Begaj: Një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti shqiptar Bajram Begaj dekoroi me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”, ambasadorin William Walker, ish-kreun e Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë në vitet ’99 që e cilësoi masakrën e Reçakut si “krim kundër njerëzimit”. Në ceremoninë e mbajtur në Tiranë, Begaj tha se Walker ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

Begaj u shpreh se ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës.

“ Dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm të Reçakut u masakruan mizorisht nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviqit. Ambasadori Walker, i pari, ekspozoi në mbarë botën këtë akt mizor dhe e cilësoi masakrën para mediave si ‘një krim kundër njerëzimit’. Falë veprimeve dhe angazhimeve të tij e gjithë bota u informua për krimet në Kosovë. E gjithë bota e qytetëruar u trondit. Vendet e qytetëruara dhe demokratike si edhe komuniteti ndërkombëtar reaguan me shpejtësi për të dënuar gjenocidin në zemër të Evropës dhe për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviqit në Kosovë”, u shpreh Begaj.

Presidenti shqiptar i shprehu mirënjohjen ambasadorit amerikanpër angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“ Sot populli i Kosovës prosperon në rrugën e demokracisë dhe lirisë por hijet e atyre kohërave të trishta vërtiten akoma në rajonin tonë, në epokën e një lufte tjetër të re e të përgjakshme në Evropë. Pikërisht për të mos harruar krimet, për të ruajtur paqen dhe për të lënë një botë në paqe për fëmijët tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, të cilët më punën dhe përkushtimin e tyre janë bërë shembull që duhen ndjekur dhe kanë hyrë në histori si ruajtës dhe mbrojtës të paqes, jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë”, deklaroi Begaj.

Begaj përmendi edhe librin që po shkruan Walker për Reçakun duke thënë se do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë dhe i dhanë fund gjenocidit serb në Kosovë.

Në fjalën e tij, ambasadori Walker shprehu mirënjohjen për dekorimin nga shteti shqiptar. Ai tha se ka kaluar shumë kohë duke i treguar botës se çfarë përfaqëson shteti më i ri në Evropë.

“E pranoj si një njohje shumë të vlerësuar, shumë përulëse dhe të papritur të përpjekjeve të mia në emër të kauzës shqiptare… Në vitet që nga pensionimi im si diplomat amerikan në vitin 2000, unë i kam kushtuar shumë kohë duke u përpjekur t’ia bëj sa më të kuptueshme botës së jashtme se me çfarë kam qenë i përfshirë në Kosovë dhe çfarë rëndësie ka ky komb i ri, çfarë ai përfaqëson”, tha Walker.

Walker, që tha se ftohet shpesh në ngjarje të diasporës shqiptare në Amerikë, tha se gjithnjë pyetet për idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Mirëpo, Walker tha se një “Shqipëri e madhe” tashmë ekziston por jo në kuptimin e një etniteti gjeografik.

“Sipas mendimit tim, një ‘Shqipëri e madhe’ ekziston tashmë – jo si një entitet gjeografik, por më tepër si një trup universal mendimi. Në dy dekada ndërveprim me komunitet shqiptare në SHBA, në diasporë në mbarë botën dhe sigurisht në atdhe, më lanë shumë përshtypje dëshmitë e një ‘Shqipërie më të madhe kulturore’, dhe ajo është një entitet po aq solid dhe koheziv, sa ai i çdo shteti kombëtar të njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.

Sipas tij, pavarësisht kritikave që ka për shqiptarët, tha se lidhjet që i lidhin shqiptarët si një janë shumë më të rëndësishme se dallimet mes tyre.

“Me gjithë kritikat e mia për atdheun shqiptar, për diasporën, se janë kaq të përçarë politikisht apo në çështje të tjera, e pranoj se sado përçarëse të jenë mosmarrëveshjet e tilla, lidhjet që i lidhin shqiptarët si një, janë shumë më të rëndësishme se dallimet mes tyre. Kudo që të lindin në botë, fëmijët e prindërve shqiptarë do të mësojnë shqip, çka përfaqëson shqiponja me dy koka, do të mësojnë se çfarë do të thotë të jesh ‘shqiptar’. Kjo për mua është krijimi i një ‘Shqipërie të madhe’ të vërtetë”, deklaroi Walker.

Ambasadori Walker ka qëndruar këto ditë në Kosovë për 15-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Previous Post

Me dokumente i ka 75 vjet, por do të habiteni sa vjeç është në të vërtetë Sabri Fejzullahu (VIDEO)

Next Post

Albina po kënaqet me familjaret, kështu mblidhen mbesat

Related Posts

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli
Lajme

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Nga Rilindja
January 31, 2023
Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA, e ‘quan’ mbretëreshë
Të fundit

Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës

Nga Rilindja
January 31, 2023
“U futa për lekët, më duhen”, banori i BB VIP Albania i diagnostifikuar me kancer
Të fundit

Emigranti shqiptar bën tatuazh në gjoks portretin e Luizit

Nga Rilindja
January 31, 2023
Artani – Stresit: Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim
Të fundit

“Ka ra keq po t’kallxoj”, Artani diskuton me Atdheun për Stresin

Nga Rilindja
January 31, 2023
Keisi reagon për herë të parë pas deklaratave të Stresit?
Të fundit

Stresi i qan hallin shëndetësor por Kejsi ka nisur pushimet

Nga Rilindja
January 31, 2023
Next Post
Familja nga Peja e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, mediumi serb: Skandal, publiku u tmerrua

Albina po kënaqet me familjaret, kështu mblidhen mbesat

Lajmet e funfdit

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Shumica e njerëzve janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve të energjisë, por jo Friedmunt Sonnemann, i cili jeton në...

Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA, e ‘quan’ mbretëreshë

Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Moderatorja nga Shqipëria, Kiara Tito ka marrë vëmendjen më shumë se kurrë në karrierën e saj. Kjo për shkak pjesëmarrjes...

“U futa për lekët, më duhen”, banori i BB VIP Albania i diagnostifikuar me kancer

Emigranti shqiptar bën tatuazh në gjoks portretin e Luizit

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP Albania 2” që ka kapur të gjitha arritjet. Falë tij, “Big Brother...

Artani – Stresit: Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim

“Ka ra keq po t’kallxoj”, Artani diskuton me Atdheun për Stresin

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Pas përfundimit të prime-it mbrëmë, Atdheu dhe Artani kanë diskutuar së bashku në orët e vona. Derisa po qëndronin në...

Keisi reagon për herë të parë pas deklaratave të Stresit?

Stresi i qan hallin shëndetësor por Kejsi ka nisur pushimet

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Stresi i është rikthyer historisë së Kejsit sonte në Big Brother VIP Kosova. Ai insistoi në pajtimin me të, duke...

“Ujë vetëm 20 minuta në ditë”, Vëllai i Madh ndëѕhkon banorët раѕi thyen rregullin krуеѕor të formatit

Noizy zbulon se kë e përkrah në Big Brother Vip

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Armaldo Kllogeri, ose siç njihet ndryshe, Maestro, është padiskutim një nga personazhet që ka spikatur më shumë në “Big Brother...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

January 31, 2023
Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA, e ‘quan’ mbretëreshë

Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës

January 31, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company