RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Vlera e koeficientit të pagave mbetet sekrete, këto janë tri opsionet që po diskutohen

Rilindja Nga Rilindja
18/01/2023
in Ballina, Ekonomi, Të fundit
Koha e Leximit:4min read
0
Ministri Murati njofton për ekzekutimin e 100 eurove të tjera për sektorin privat
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në më pak se tri javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë, por asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën.

Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Si i tillë, Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vlera monetare e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, por nuk jep detaje se sa mund të jetë ajo.

Sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

Aktualisht, paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 480 euro në muaj.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burime brenda institucioneve të Kosovës se vlerat e diskutuara monetare të koeficientit janë 100 euro, 120 euro dhe 130 euro. Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Përfaqësues të punëtorëve kritikojnë Qeverinë për mospublikimin e vlerës së koeficientit dhe mospërfshirjen e saj në ligj.

“Jemi në pritje, urojmë që [koeficioneti] të mos jetë më i ulët se 120 euro”, thotë për Radion Evropa e Lirë Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Me këtë vlerë të koeficientit, thotë ai, pagat në sektorin e arsimit do të rriteshin.

Për shembull, mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, nivelin e koeficientit e kanë 5.6. Paga e tyre është 530 euro – me vlerën monetare të koeficientit 120 euro, ajo do të rritej në 672 euro.

Gashi: 120 euro na ka thënë kryeministri

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike, Ali Gashi, thotë se kjo organizatë ka kërkuar që vlera monetare e koeficientit të jetë 130 euro, por se për të nuk ka marrë garanci.

“Në një takim me kryeministrin [Albin Kurti] e kam pyetur se sa do të jetë vlera e koeficientit dhe më ka thënë përafërsisht 120 euro. Nëse nxirret një vlerë e koeficientit jo e dinjitetshme, atëherë jemi mashtruar nga Qeveria”, thotë Gashi.

Ligji paraprak për pagat e shërbyesve civilë, i cili më pas është shfuqizuar, e ka pasur vlerën monetare të koeficientit 239 euro për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji.

Ky ligj është miratuar në shkurt të vitit 2019, por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të vitit 2020 – institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Edhe për Ligjin aktual për pagat, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), më 6 janar, ka deponuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për, siç ka thënë, shkelje të të drejtave të njeriut.

IKD-ja, në këtë kërkesë, ka vlerësuar se Ligji cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit.

IKD-ja, po ashtu, ka thënë se ka gjetur se Ligji në fjalë përmban disa dispozita, të cilat paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik – aspekt ky që, sipas IKD-së, paraqet shkelje të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmoi se e ka pranuar këtë kërkesë dhe tha se do ta shqyrtojë “brenda afatit ligjor”, që është 30 ditë.

Raporti i koeficienteve 2:18

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve sillet nga 2 deri në 18 – më i larti i takon vetëm presidentes së shtetit. Më i ulëti, ndërkaq, u takon pozitave si: rekrut/kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.

Paga e një punëtori do të llogaritet duke e shumëzuar nivelin e koeficientit të pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë edhe projektligjin që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale, por nga qershori i vitit të kaluar – kur ka ndodhur kjo – nuk ka pasur ndonjë zhvillim tjetër.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Previous Post

Droni në BBVK, surpriza nga qielli erdhi për Stresin

Next Post

​Deliu-Kodra: Rasti i Martin Berishajt, një skandal i madh

Related Posts

“Qyp atje”. A do ta besonit se ne këtë foto ne mes është aktori ndër më të dashurit e publikut shqiptar
Të fundit

“Qyp atje”. A do ta besonit se ne këtë foto ne mes është aktori ndër më të dashurit e publikut shqiptar

Nga Rilindja
January 29, 2023
“Loja me shishe” – Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur
Të fundit

“Loja me shishe” – Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur

Nga Rilindja
January 29, 2023
Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend
Të fundit

Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend

Nga Rilindja
January 29, 2023
Skena ‘të nxehta’ mes Atdheut dhe Julianës në Big Brother VIP Kosova, loja “ngriva-shkriva” i zë përmbi njëri-tjetrit
Të fundit

Ndodh puthja e parë e Atdheut dhe Xhulit

Nga Rilindja
January 29, 2023
Insiston Luizi: Kisha frikë, nuk jam sëmurë! Arbana: Që tani mund të çojmë në spital të bësh çdo analizë!
Të fundit

Sëmuret Luizi, Kiara i qëndron afër dhe kujdeset për të

Nga Rilindja
January 29, 2023
Next Post
Deliu-Kodra: Politika e jashtme në status-quo, skandale të shumta e asnjë njohje

​Deliu-Kodra: Rasti i Martin Berishajt, një skandal i madh

Lajmet e funfdit

“Qyp atje”. A do ta besonit se ne këtë foto ne mes është aktori ndër më të dashurit e publikut shqiptar

“Qyp atje”. A do ta besonit se ne këtë foto ne mes është aktori ndër më të dashurit e publikut shqiptar

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Një foto ka qarkulluar në rrjet , foto e publikuar nga vetë aktori. Bëhet fjalë për aktorin dhe profesorin Shkumbin...

“Loja me shishe” – Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur

“Loja me shishe” – Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Së fundmi banorët janë argëtuar duke luajtur “Lojën me shishe” e cila në rast se nuk pranon të përgjigjes do...

Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend

Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

• Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen. • Njerëzit e mirë janë të gjykuar të...

Skena ‘të nxehta’ mes Atdheut dhe Julianës në Big Brother VIP Kosova, loja “ngriva-shkriva” i zë përmbi njëri-tjetrit

Ndodh puthja e parë e Atdheut dhe Xhulit

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Xhuliana dhe Atdheu sot kanë bërë puthjen e parë në buzë. Dyshja i dhanë publikut atë që pritej për ditë...

Insiston Luizi: Kisha frikë, nuk jam sëmurë! Arbana: Që tani mund të çojmë në spital të bësh çdo analizë!

Sëmuret Luizi, Kiara i qëndron afër dhe kujdeset për të

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Në orët e vona të natës, Luizi që njihet për energjinë e tij për të dhuruar atmosferë mbrwmw nuk ka...

Shtëpinë e ka mbytur pisllëku! Valbona Mema iu jep leksion vajzave: Nëse nuk mbani pastër vendin, iu rroftë veshja dhe make-up

Valbona Mema bën gati valixhet për t’u larguar nga BBV

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Mbrëmjen e djeshme Valbona u përplas me Armaldon pasi ky i fundit e “dënoi” duke i hequr të drejtën e...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

“Qyp atje”. A do ta besonit se ne këtë foto ne mes është aktori ndër më të dashurit e publikut shqiptar

“Qyp atje”. A do ta besonit se ne këtë foto ne mes është aktori ndër më të dashurit e publikut shqiptar

January 29, 2023
“Loja me shishe” – Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur

“Loja me shishe” – Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur

January 29, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company