RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Vijon jehona mediatike për Shqipërinë! Pas britanikëve, amerikanët dhe skocezët drejt “Maldiveve të Europës”

Rilindja Nga Rilindja
16/07/2023
in Ballina, Në fokus, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Albania – the best European country for American tourists in 2023
0
SHARES
62
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria një nga perlat e fshehura të Europës, po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues për turistët, të cilët preferojnë të vizitojnë vende mahnitëse.

Për miliona vizitorë rivierat shqiptare, ose siç njihen ndryshe Maldivet e Evropës, çmimet janë shumë ekonomike krahasuar me atë që ofrohet dhe shërbehet nga vendet ku ata preferojnë të kalojnë pushimet.

I famshëm për ujërat kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe vendet me një histori mahnitëse, rajoni po përgatitet për rritje rekord të turizmit këtë sezon veror për shkak të rritjes së investimit.

Në skenën e paspandemisë, Shqipëria është bërë e njohur si një nga vendet me diell më të modës në Evropë për shkak të natyrës mahnitëse dhe pasurisë kulturore.

“Travel off Path” shkruan se miliona amerikanë kanë nisur të mbajnë në listën e vendeve për të pushuar edhe trojet shqiptare, të cilat deri para pak kohësh nuk kishin këtë jehonë që mbizotëron tani.

Një nga vendet më të sugjeruara për pushime mbetet jugu, kryesisht Ksamili, i cili ka kthyer të gjithë fokusin tek vetja për mënyrën se si ofron paketat turistike për pushime të paharrueshme, mbi të gjitha me çmime të arsyeshme për të huajt.

Nëse zgjedh të vizitosh jugun nuk të ofrohet vetëm plazh, por edhe një sërë monumentesh historike, tek të cilat mund të hysh falas ose me një tarifë simbolike, këtu përfshihet Butrinti dhe Kalaja e Lëkurësit.

Përpos jehonës që Shqipëria ka bërë tek amerikanët dhe britanikët, pas nuk mbeten as skocezët, të cilët vizitojnë atraksionet më të veçanta.

“Herald Scotland” referoi artikullin, duke u mbështetur në disa vende, që nuk duhen humbur, që nga jugu deri në veri të Shqipërisë.
Këtu përfshihet Plazhi i Dhërmiut, me ujëra të pastër kristal dhe bukuri natyrore të paprekur, për të cilin referatet janë shumë të larta duke u konsideruar nga turistët si një nga më të mirët në vend.

Dikur një bazë ushtarake, ishulli i Sazanit është tani një destinacion intrigues, duke ofruar një përzierje unike të bukurisë natyrore dhe historisë së Luftës së Ftohtë. Ishulli ka një vijë bregdetare kryesisht shkëmbore, por gjithashtu krenohet me plazhin e mrekullueshëm Admiral dhe disa resorte luksoze.

Nga ana tjetër sugjerohet të udhëtohet me target në Liqenin e Komanit dhe Fierzës, për të kaluar momente të paharrueshme, që shpesh krahasohen me fjordet norvegjeze.

Qyteti i një mbi një dritareve, Berati, ka tërhequr vazhdimisht turistë skocezë, për shkak të arkitekturës otomane dhe historisë së larmishme. Krahas qytetit historik vendoset edhe Gjirokastra i njohur si “Qyteti i Gurit”, rrugët me kalldrëm dhe kalanë mbresëlënëse të Gjirokastrës, e cila ofron pamje panoramike mbi qytet.

Parku Kombëtar mahnitës i Alpeve të Shqipërisë ofron një arratisje emocionuese për entuziastët e natyrës, me shtigjet e saj sfiduese, ujëvarat befasuese dhe fshatrat tradicionale malore ofrojnë një përvojë autentike të malësisë.
Së fundmi një rëndësi të veçantë po i jepet Piramidës së Tiranës, të sapo inaguruar nën arkitekturën e veçantë, tashmë është shndërruar në një qendër IT rinore për Teknologjitë Kreative. Kryeqyteti nuk ka vetëm Piramidën, por pas nuk mbetet as jeta e natës në zonën e Bllokut. Për personat që adhurojnë jetën e natës, në kryeqytet destinacioni i duhur mbetet zona e Bllokut.

Previous Post

Qyteti mahnitës me një të kaluar të errët

Next Post

Sot shumë nxehtë në Kosovë

Related Posts

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje
Ballina

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit
Lajme

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së
Lajme

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri
Ballina

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX
Ballina

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
Next Post
Sot shumë nxehtë në Kosovë

Sot shumë nxehtë në Kosovë

Lajmet e funfdit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”, i...

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Sot, mbledhja e Kuvendit komunal në Gjilan ka nisur me zhurmë e debat. Një përplasje ka ndodhur edhe mes shefit...

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
0

Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë. Kompania që është në...

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
0

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar...

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK...

Horoskopi ditor, 25 nëntor 2021

Horoskopi për ditën sotme, e martë 12 shtator

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Dashi Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

September 18, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company