Avokati Faton Fetahu ka njoftuar se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim lidhur me rastin e Kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, të cilët janë shkarkuar lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Sipas Fetahut, Komisioni ka vendosur të kthehen në pozitat e tyre me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës,
Kam kënaqësinë që në cilësi të Përfaqësuesit të Autorizuar të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrktues – ish Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj, t’ju njoftoj se pranova dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes të cilëve, përfundimisht konfirmohet paligjshmëria e vënies para përgjegjësisë disiplinore të tyre e cila rezultoi me shkarkimin arbitrar dhe të paligjshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Përpjekjet e dëshpëruara të Ministrisë së Drejtësisë për të shpikur fajtorët rrethanor të fatkeqësisë së para gjashtë viteve të të paraburgosurit A.D, morën përgjigjen e merituar”, ka shkruar Fetahu.