Kombëtarja e Kroacisë mbrëmë e pati mbështetjen e tifozes së saj “të zjarrtë”, Ivana Knoll.
Bukuroshja kroate u bë e famshme në Kupën e Botës me veshjet e saj ekstravagante, me ç’rast e mori vëmendjen e mediave të botës.
Ajo ka vazhduar të përcjellë ndeshje në tribuna, sidomos ato më të rëndësishmet e futbollit, ndërsa së fundmi ishte prezente edhe në përkrahje të Kombëtares së saj.
Ivana u lidh mbrëmë “live” gjatë gjuajtjes së penalltive, pas së cilave Kroacia u mposht nga Spanja në finale, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.
E ndërkohë, tifozja “hot” ka publikuar fotografi dhe një video duke vallëzuar, teksa duhet mjaft tërheqëse.
Për fatin e saj të keq, Kroacia u desh të kënaqej me pozitën e dytë, duke e fituar kështu medaljen e argjendtë