Një i mitur ka therur një tjetër në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.