RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Tërheqja e kursimeve nga Trusti sërish në Kuvend, sa vota nevojiten që Projektligji të kalojë?

Rilindja Nga Rilindja
17/01/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Lufta në Ukrainë prek edhe Trustin, këto janë humbjet
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji që mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti), sërish do të jetë në shqyrtim në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Më 7 dhjetor 2022, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kishte miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen nga Trusti për ta dërguar në Kuvend. Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime. Deputetët që kanë abstenuar ishin Visar Korenica dhe Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa për ishte Duda Balje që është pjesë e koalicionit qeverisës.

Për kalimin e këtij Projektligji nevojitet shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

“Votim i thjesht sikurse për çdo ligji, prezent 61 deputetë, ku shumica duhet të jenë për”, kështu ka konfirmuar për Telegrafin deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Më 15 korrik 2022, në Kuvendin e Kosovës janë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura nga organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri është shprehur se qytetarët janë duke pritur lejimin për të tërhequr nga 10 për qind deri në 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

“Shpresojmë që të gjithë deputetët do të reflektojnë kësaj kërkese të qytetarëve të Kosovës, është e rëndësishme për secilën familje e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë të cilën janë duke e përballuar, e dimë inflacioni shumë i lartë, pagat janë zhvlerësuar dhe nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet që i kanë familjet në vend, qofshin policit, arsimtarit, qofshin profesorët, mjekët, të gjithë që paguhen nga buxheti i Kosovës dhe urojmë që ditën e enjte do të kalojë në lexim të parë dhe të mos refuzohet ashtu siç është refuzuar herën e kaluar”, deklaroi Tahiri.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje vijon ta kundërshtojë këtë iniciativë. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila konfirmoi se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj çështjeje dhe sërish e kundërshton tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është i qartë, nuk e kemi mbështetur tërheqjen e 30 përqindëshit të Fondit të Kursimeve Pensionale, konsiderojmë se në aspektin ekonomik mund të ketë një ndjesi të zgjidhjes në aspektin afatshkurtër megjithatë në të njëjtën periudhë kohore do të ketë ndikim afatmesëm dhe afatgjatë negativ edhe në mirëqenien e qytetarëve edhe në parametra të tjerë ekonomikë, përfshirë edhe ngritjen e çmimeve, sasinë e parasë se gatshme në qarkullim dhe humbjen e sigurisë për të ardhmen për të gjithë ata që i tërheqin Fondin e Kursimeve Pensionale kur të arrijnë moshën e pensionimit”, deklaroi Kusari-Lila.

Po ashtu, Banka Botërore është shprehur kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti. Eksperti i BB-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Record ka thënë se një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin.

“Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin”, është shprehur Record.

Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.

Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe pati zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.

Nga të dhënat e Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribuues.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që ta shtyjë edhe për gjashtë muaj afatin për fillimin e rimbursimit të 10 përqindëshit deri në fund të muajit qershor 2023. Aplikimi për kthimin e mjeteve do të hynte në fuqi më 31 dhjetor 2022.

Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, përkundër debateve, propozimi për tërheqjen e këtyre kursimeve nuk është votuar nga shumica e deputetëve, me arsyetimin ese këto mjete financiare janë për moshën e pleqërisë.

Previous Post

Bëhet viral fjalimi i Granit Xhakës para derbit me Tottenhamin

Next Post

ZPS kërkon që t’i vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit

Related Posts

Ramabaja s’tërhiqet nga protesta antiamerikane: Në ora 12, shihemi në shesh
Lajme

Ramabaja s’tërhiqet nga protesta antiamerikane: Në ora 12, shihemi në shesh

Nga Rilindja
January 31, 2023
Walker kërkon Gjykatë Speciale për Vuçiqin: UÇK-ja s’kishte zinxhir komandues
Ballina

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

Nga Rilindja
January 31, 2023
Kiara Tito ‘shpërthen’ në lot dhe shkaku kryesor është…
Të fundit

Olta tha se “di shumë gjëra” për Kiarën, reagon shoqja e ngushtë e moderatores

Nga Rilindja
January 31, 2023
Rusia kërcënon vendet e NATO-s që strehojnë avionët ukrainas
Lajme

Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16

Nga Rilindja
January 31, 2023
Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot
Ballina

Raporti i Transparency International: Kosova vijon të mos e ketë nën kontroll korrupsionin

Nga Rilindja
January 31, 2023
Next Post
Paneli i Apelit refuzon ankesën e mbrojtjes së Krasniqit ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak mbi paraburgimin

ZPS kërkon që t’i vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit

Lajmet e funfdit

Ramabaja s’tërhiqet nga protesta antiamerikane: Në ora 12, shihemi në shesh

Ramabaja s’tërhiqet nga protesta antiamerikane: Në ora 12, shihemi në shesh

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i LVV-së, ka shkruar një status, sërish në lidhje me protestën kundër Asociacionit të komunave...

Walker kërkon Gjykatë Speciale për Vuçiqin: UÇK-ja s’kishte zinxhir komandues

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk...

Kiara Tito ‘shpërthen’ në lot dhe shkaku kryesor është…

Olta tha se “di shumë gjëra” për Kiarën, reagon shoqja e ngushtë e moderatores

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të Olta Gixharit, e cila tha se...

Rusia kërcënon vendet e NATO-s që strehojnë avionët ukrainas

Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë për...

Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Raporti i Transparency International: Kosova vijon të mos e ketë nën kontroll korrupsionin

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Me 41 pikë, Kosova ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, por vazhdon të mos e ketë nën kontroll këtë...

Mosnjohja e pesëshes së BE-së, qeveria kritikohet për pasivitet

Sot dita e fundit, Qeveria Kurti vazhdon ta mbaj sekret koeficientin e Ligjit të Pagave

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Albin Kurti, kishte paralajmëruar se koeficienti i Ligjit të Pagave do të caktohet brenda...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Ramabaja s’tërhiqet nga protesta antiamerikane: Në ora 12, shihemi në shesh

Ramabaja s’tërhiqet nga protesta antiamerikane: Në ora 12, shihemi në shesh

January 31, 2023
Walker kërkon Gjykatë Speciale për Vuçiqin: UÇK-ja s’kishte zinxhir komandues

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

January 31, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company