RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

SuImuesit e Valon Sylës i kërkuan “mëshirë” Gjykatës

Rilindja Nga Rilindja
19/04/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Pas intervenimit në QKUK, deklarohet Valon Syla
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, ndodhën në paraburgim si të dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Ndaj tyre ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

I dyshuari Lum Dervishi ka deklaruar në gjykatë se ndjen keqardhje që ka ndodh rasti dhe sipas tij nuk kishte motive, por ka qenë e momentit.

“Për shkak se ka fyer pejgamberin a.s.,”, është deklarata e të dyshuarit Dervishi, duke i propozuar gjykatës që t’i shqiptojë një masë më të lehtë sesa kjo e paraburgimit.

Edhe Kenan Hasani ka deklaruar se sulmi fizik ndaj gazetarit Syla ka qenë i momentit dhe se nuk ka qenë i planifikuar apo diçka tjetër.

Vëllai i tij, Okan Hasani, ka deklaruar në gjykatë se nuk e pranon paraburgimin dhe se nuk kanë pasur të arratisen pas sulmit. Sipas tij, edhe pas sulmit kanë qarkulluar lirshëm edhe pse i kanë pa lajmet në media për gazetarin Syla dhe deklaroi se pasi kanë pranuar telefonatën nga policia nuk kanë rezistu.

“Dua të shtoj se nuk e pranoj paraburgimin e para se na nuk kena pas mu arratis por qysh ka ndodh rasti e shpjeguan edhe këta, na edhe mas rastit kena qarkullu lirshëm, i kena pa edhe lajmet edhe krejt dhe s’kena tentu mu arratisë ose diçka, masi na ka ardhë telefonata prej policisë s’kena rezistu, kena pranu kanë ardhë me na marrë…”, është shprehur ai në gjykatë,

Masën e paraburgimit e kanë kundërshtuar mbrojtësit e të dyshuarve, por gjykata ka vendosur 1 muaj paraburgim ndaj tyre, masë kjo që do t’u zgjasë deri me 13 maj.

Si rrethanë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ndër të tjera gjykata e ka marrë në konsideratë peshën e veprës penale, karakteristikat personale të të pandehurve dhe mënyrën e organizimit për sulm në kohë të shkurtë ndaj Sylës.

tregon rrezikun se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale, duke marrë parasysh organizimin e grupit shumë mirë në kohë të shpejtë, pastaj mënyrën profesionale të kryerjes së veprimeve kriminale dhe pasi që veprën penale për të cilën dyshohet se e kanë kryer, e kanë kryer për një kohë të shkurtë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Njëri nga avokatët e gazetarit Valon Syla, Fisnik Salihu tha për Express se rasti është në fazën hetimore dhe nuk kanë ndonjë informacion se kur pritet të jap deklaratën e tij Syla para prokurorisë.

“Në gjykatë e kemi marrë vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve e sa i përket deklaratës së Valonit nuk e dijmë ende sepse nuk kemi ndonjë informacion prej prokurorisë se edhe prokurorin e rastit nuk patëm mundësi me taku. Është fazë hetimore, tash prokurori do t’i marrë deklaratat prej palëve dhe Valon Sylës, nga të pandehurit dhe provave të tjera, është fazë hetimore”, tha avokati Salihu.

Prokuroria e përshkruan se të dyshuarit të motivuar ideologjikisht kanë përcjellë gazetarin Syla nga T7 deri në Breg të Diellit, të cilin më pas e kanë sulmuar me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 11.04.2023 rreth orës 23:00, në Prishtinë, të motivuar me ideologji ekstreme radikale islamike e me motiv të nxitjes së urrejtjes fetare përçarjes dhe mosdurimit ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të një postimi në Facebook për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV T7 dhe me të arritur afër restorantit “Image” në Prishtinë, duke ia rrezikuar sigurinë e sulmojnë fizikisht me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime”.

Avokati Arbër Jashari, ka shpjeguar për Express se vepra penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që janë ndër veprat me të rënda që ka paraparë Kodi Penal, shpjegon Jashari.

“Në parim për këtë vepër është paraparë dënim me burgim deri në 5 vjet, ndërsa për forma të rënda dhe te kualifikuara, burgim deri ne 8 ose 10 vjet”, u shpreh ai

Previous Post

Ndahen Urimi e Alisa?

Next Post

Po çfarë Dick Marty bre? Të gjitha rreth Shtëpisë së Verdhë i kemi bërë ne, lavdërohet prokurori serb

Related Posts

Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut
Lajme

Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Nga Rilindja
May 30, 2023
Cila marrëveshje është afër nënshkrimit dhe çfarë pret Escobar nga takimi i 18 gushtit
Ballina

Kurti tregon si refuzoi Escobarin: Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom, jemi republikë demokratike

Nga Rilindja
May 30, 2023
Shpend Ahmeti, opozitës: Për çfarë koordinimi me ndërkombëtarët po flisni?
Lajme

Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

Nga Rilindja
May 30, 2023
Nuk pritej: Berat Buzhala pranon ftesën e Adriatik Kelmendit për të hyrë në “BBV Kosova”
Lajme

Buzhala: Cili është plani B i Kurtit nëse e ofendon sekretarin amerikan të shtetit

Nga Rilindja
May 30, 2023
Kurti konfirmon marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan
Lajme

Kurti ‘godet’ Blinkenin në gazetën britanike: Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive

Nga Rilindja
May 30, 2023
Next Post
Po çfarë Dick Marty bre? Të gjitha rreth Shtëpisë së Verdhë i kemi bërë ne, lavdërohet prokurori serb

Po çfarë Dick Marty bre? Të gjitha rreth Shtëpisë së Verdhë i kemi bërë ne, lavdërohet prokurori serb

Lajmet e funfdit

Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut

Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, sot e ka ushtruar detyrën e tij në zyret komunale për komunitete, në fshatin Çabër. Ai,...

Cila marrëveshje është afër nënshkrimit dhe çfarë pret Escobar nga takimi i 18 gushtit

Kurti tregon si refuzoi Escobarin: Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom, jemi republikë demokratike

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur prestigjiozen britanike ‘The Guardian’ që t’i sqarojë ngjarjet në veri. Në një deklaratë...

Shpend Ahmeti, opozitës: Për çfarë koordinimi me ndërkombëtarët po flisni?

Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova nuk ka helikopter në dispozicion në rast të ndonjë krize. Ahmeti, ka thënë se...

Nuk pritej: Berat Buzhala pranon ftesën e Adriatik Kelmendit për të hyrë në “BBV Kosova”

Buzhala: Cili është plani B i Kurtit nëse e ofendon sekretarin amerikan të shtetit

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Berat Buzhala, gazetar, është shprehur i shqetësuar në Pressing të T7, për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili të...

Kurti konfirmon marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan

Kurti ‘godet’ Blinkenin në gazetën britanike: Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të martën të përditshmes britanike Guardian se, dita e hënë ka qenë...

Endrit Thaçi me dedikim emocionues për babain në ditëlindjen e 23-të

Djali i Hashim Thaçi publikon fotografitë e babait me presidentë amerikanë: Ja ku ishim, e ku jemi tani

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka postuar një insta-storie të babait të tij ku shihet i fotografuar me...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut

Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

May 30, 2023
Cila marrëveshje është afër nënshkrimit dhe çfarë pret Escobar nga takimi i 18 gushtit

Kurti tregon si refuzoi Escobarin: Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom, jemi republikë demokratike

May 30, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company