Nga Tropoja, ish-kryeministri Sali Berisha pati një paralajmërim edhe për presidentin serb Vuçiç, të cilin e quajti “Sllobodani i ri”.
Berisha doli hapur kundër nismës OPEN BALKAN, ndërsa u shpreh se nuk do lejojë asnjë nismë në kurriz të Kosovës.
“Kam një mesazh për Sllobodanin e ri. Hiqe nga mendja se do kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendo mirë, mendo shumë herë, para se të fyesh Tiranën, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Kur fliste Rama, Vuçiç puthej me Putinin dhe temë ishte Kosova. Sigurisht, Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s.
Harroje se mund ta prekësh Kosovën. Jemi një komb dhe kurrë më nuk do të mund të prekësh një pjesë të territorit. Nëse do bashkëpunim, në radhë të parë të njohësh gjenocidin që ke ushtruar ndaj shqiptarëve”, tha Sali Berisha./