RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Situata në Veri, deklarohet Albin Kurti

Rilindja Nga Rilindja
27/05/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të ‘rishkruajë historinë’
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas zhvillimeve të djeshme në veri të vendit, kryeministri Kurti tha sot se i kupton shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë.

Por, sipas tij çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë”, deklaroi kryeministri.

Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka bërë me dije se të gjitha rrugët në veri janë të kalueshme, derisa ka falenderuar pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës “për qëndrimin e tyre profesional, shtetëror dhe në mbrojtje të sundimit të ligjit”.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, e kanë pasur ditën e parë të punës. Shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë.

Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve.

Dëshiroj të falenderoj pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës për qëndrimin e tyre profesional, shtetëror dhe në mbrojtje të sundimit të ligjit. Ata, siç dëshmojnë çdo ditë, e dëshmuan edhe dje, që janë të gatshëm për t’i shërbyer rendit, ligjit e Republikës si profesionistë, të patrembur e dinjitozë, në afirmimin e një ambienti multi-etnik të sigurisë, pavarësisht kushteve të rënda që shkaktuan grupet e menaxhuara nga struktura parapolitike në atë pjesë të vendit.

Rendi dhe ligji, demokracia dhe lëvizja e lirë, siguria dhe paqja, mund dhe duhet të ecin krah për krah. Për këto angazhohemi çdo ditë dhe në përpikëri.

Rrugët në veri janë që të gjitha të hapura e të qarkullueshme për qytetarët. Komunat dhe kryetarët duhet të punojnë shumë sepse kemi shumë punë për të bërë për qytetarët.

Previous Post

Rrebeshe shiu me bubullima, parashikimi i motit për ditët e fundit të majit

Next Post

Kryetari i Leposaviqit hyn në Komunë pa telashe, shkon edhe Sveçla

Related Posts

Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve
Ballina

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Nga Rilindja
May 30, 2023
Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre
Sport

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Nga Rilindja
May 30, 2023
NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri
Ballina

NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri

Nga Rilindja
May 30, 2023
Pacolli: Kemi hyrë në një etapë delikate për Kosovën, koha për ta treguar gjoksin ka përfunduar
Ballina

Pacolli për situatën në Veri: Kurti dështoi në diplomaci, Kosova do paguajë faturën

Nga Rilindja
May 30, 2023
Stresi në lidhje të re dashurie, kapet mat
Të fundit

Situata në Veri, reagon Stresi: Le t’vin k**vat se gati na kanë…

Nga Rilindja
May 30, 2023
Next Post
Kryetari i Leposaviqit hyn në Komunë pa telashe, shkon edhe Sveçla

Kryetari i Leposaviqit hyn në Komunë pa telashe, shkon edhe Sveçla

Lajmet e funfdit

Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja...

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e...

NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri

NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

NATO ka dislokuar forca të reja në Kosovë në përgjigje të tensioneve të fundit dhe pas lëndimit të 30 pjesëtarëve...

Pacolli: Kemi hyrë në një etapë delikate për Kosovën, koha për ta treguar gjoksin ka përfunduar

Pacolli për situatën në Veri: Kurti dështoi në diplomaci, Kosova do paguajë faturën

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli duke folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës u shpreh i zhgënjyer nga...

Stresi në lidhje të re dashurie, kapet mat

Situata në Veri, reagon Stresi: Le t’vin k**vat se gati na kanë…

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar, Stresi. Duke publikuar një fotografi...

Tuna pa të brendshme në plazhet e Zanzibarit

“Me mua në të kuqen”, Tuna ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat e reja

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Këngëtarja e njohur shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna, është mjaft aktive në muzikë që pas rikthimit të saj. Bashkëpunimi i...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

May 30, 2023
Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

May 30, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company