RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Si dhe pse u anulua mbledhja e përbashkët e qeverive? Krejt çka tha Rama në konferencën e jashtëzakonshme

Rilindja Nga Rilindja
14/06/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:5min read
0
Rama-Kurti nxjerrin “shpatat”, agjendat dhe egot personale çojnë drejt përplasjes Shqipërinë dhe Kosovën!
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar pjesëmarrjen e kabinetit të tij në mbledhjen e dy qeverive, që ishte paraparë të zhvillohej të mërkurën në Gjakovë.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media dje, kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “mospërshtatje me rrethanat e reja të krijuara”.

Rama u shpreh se kishte propozuar format më të ngushtë të mbledhjes së qeverive Kosovë – Shqipëri, porse kjo, sipas tij, nuk është pranuar nga Kurti.

Rama deklaroi se propozimin ia bëri Kurtit pasi diskutoi me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“E kam informuar Kurtin se, duke marrë parasysh kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Dhe pasi kam folur me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Kurtit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e Jashtëm dhe Mbrojtjes për të diskutuar lidhur me këtë situatë, për ta afruar Kosovën me bashkësinë euroatlantike, ku marrëdhëniet e tyre janë në një pikë të paimagjinueshme, ku këta të fundit po konsiderojnë sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë”, ka thënë Rama. “Nuk kemi pasur dakordim me Kurtin për ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht, e të diskutojmë veçmas për këtë. Por kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”.

Ai u shpreh se shpreson që përgjigjja e Kurtit në këtë propozim nuk është përfundimtare.

“Unë shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet, në kushtet kur jemi në prag të planit për sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka thënë se ka shumë frikë “se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, në rast se kryeministri i Kosovës nuk lëshon pe.

“Kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, ka thënë Rama, duke iu referuar masave ndëshkuese të BE-së.

Rama ka thënë se kjo çfarë po ndodh nuk është veç hall i Kosovës, por edhe i shqiptarëve në përgjithësi. Ka përsëritur se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të aleatëve ndërkombëtarë.

“Nuk është fjala, që të jemi shumë të saktë, për të zotin e hallit, sepse halli është i Kosovës, por është edhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb. Halli nuk është veç i kryeministrit, halli është i qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve. Shqipëria nuk operon e izoluar. Dhe marrëdhënia me Kosovën është marrëdhënie vëllazërie, por Shqipëria është një shtet që është pjesë e pandashme e bashkësisë euroatlantike, është vend anëtar i NATO-s. Ne mendojmë 100 për qind njësoj siç mendojnë aleatët tanë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova po bën një lëvizje absolutisht të gabuar strategjike.

“Nuk e kuptoj e s’e kupton askush pikën strategjike këtu. Cili është interesi strategjik i Kosovës në këtë proces, ku Kosova po hyn në një kurs përplasjeje dramatike me bashkësinë euroatlantike. Kështu që, arsyeja pse unë bëj të gjitha këto përpjekje është Kosova, nuk është aspak ndonjë arsye tjetër. Është Kosova”, tha Rama.

Rama ka thënë se është i tmerruar nga sanksionet që mund të ndodhin.

“Nuk është çështja se janë masa nga të cilat kjo bashkësi merr ndaj vendeve jodashamirëse, le të themi ndaj saj. Kjo bashkësi po detyrohet të marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë. Do të thotë edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, uroj të mos vihen, por mesa duket edhe kjo përpjekje e fundit po shkon drejt të njëjtit fund si të gjitha përpjekjet e bëra deri tash nga të gjithë të tjerët. Edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme efekti destabilizues në marrëdhëniet mes bashkësisë euroatlantike e Kosovës s’do të jetë aq i përkohshëm. Besimi e mbështetja nuk do të jenë më ashtu siç kanë qenë deri tash. Do të jenë shumë më të kursyera e kushtëzuara hap pas hapi. Jo thjesht ndaj Kurtit e qeverisë së tij, por ndaj qeverive që vijnë edhe më pas. Kështu funksionon historia e marrëdhënieve me fuqitë e mëdha”, ka thënë Rama.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin planifikuar të zhvillonin mbledhjen e nëntë të përbashkët.

Mbledhja e dy qeverive, sipas agjendës së dërguar nga Qeveria e Kosovës, ishte paraparë të udhëhiqej nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Mbledhja në Gjakovë pritej të mbahej disa ditë pasi Rama ua ka dërguar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rreth këtij propozimi, Kurti të martën në një konferencë për media ka thënë se Rama, në vend që të propozojë Asociacion për serbët në Kosovë, le t’ia propozojë një të tillë Beogradit, për shqiptarët në Serbi.

Në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive pritej të nënshkruheshin 13 marrëveshje në fusha të ndryshme: drejtësi, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, ndërmarrësi dhe mbrojtje. Në mesin e tyre ishte edhe një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë.

Qeveria e Kosovës ka thënë paraprakisht se nga 41 marrëveshje të nënshkruara në dy mbledhjet pararendëse, 39 prej tyre janë zbatuar plotësisht e dy të tjera janë në fazën finale të zbatimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar se arsyeja për anulim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është deklarata e së martës e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të. Teksa komentoi lajmin për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që Rama e ka dorëzuar në Berlin e Paris, Kurti u shpreh se atë më mirë është t’ia dorëzojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Ka dy njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin. E në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë në kuptimin se janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet. Këta janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, sepse në këtë mënyrë është e ndërtuar politika e tyre e brendshme, iu duhet një armik i jashtëm”, ka thënë Rama në konferencë për media të martën mbrëma.

Për draftstatutin e Ramës ka reaguar edhe Vuçiqi, sipas të cilit ai duhet të hartohet vetëm nga serbët e Kosovës.

Previous Post

Vuçiq takohet sot me përfaqësuesit e QUINT-it, dje foli me tre senatorë amerikanë

Next Post

Bie në pranga i shumëkërkuari “Gishti”, bashkë me dy persona tjerë u kap në parkingun e një moteli

Related Posts

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij
Ballina

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar
Ballina

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës
Ballina

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it
Ballina

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Lajmet e funfdit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Vjosa Osmani në mbledhjen komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, i ka ndarë urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”. “Jemi...

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Policia e Kosovës, ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë, të njërit prej sulmuesve terrorist të vrarë dje,...

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe...

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Kanë rrjedhur në rrjetet sociale armët e konfiskuara gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, të cilat i posedonte...

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri Prokurori special i rastit të veriut, Naim Abazi, ka njoftuar se është...

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe sulmit nga një grup terrorist, i përbërë prej rreth 30 vetave,...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

September 25, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company