RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Shqipëria pushton mediat e huaja si destinacion turistik

Rilindja Nga Rilindja
04/03/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Albania – the best European country for American tourists in 2023
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria përditë e më shumë promovohet nga mediat ndërkombëtare si destinacion turistik duke nënvizuar pasuritë natyrore, por edhe të trashëgimisë kulturore e të agroturizmit. Këto të fundit janë potencuar të premten nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila ka veçuar shkrimin e publikuar së fundi nga Stephanie Rafanelli, për një nga faqet prestigjioze turistike ”Condé Nast Traveler” me titullin “Në rilindjen e turizmit shqiptar, ushqimi po luan rolin kryesor”.

“Pas cilësimit të verës shqiptare si diamant nga ‘Decanter’, ja ku vjen dhe ‘Condé Naste Traveler’ që vlerëson se ushqimi, tradita dhe kulinaria luajnë rol thelbësor në pozicionimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të turizmit”, ka shkruar ministrja Krifca, teksa ka cituar shkrimin në ”Conte Nast Traveler” që tregon “për shije, cilësi të lartë kulinarie dhe sofistikim në gastronominë shqiptare”.

Ministrja Krifca, sipas mediave shqiptare, është shprehur entuziaste për modelin e zhvillimit që ka krijuar pikat agroturistike në Shqipëri duke siguruar jo vetëm gjenerim të ardhurash për familjet fermere, punësim, por edhe impresionim dhe frekuentim në rritje të tyre nga vizitorët e turistët e huaj.

“Zemra mal dhe falënderime për prodhuesit, krijuesit në kulinari, historianët e ushqimit, shefat e kuzhinës, ruajtësit e traditës të cilët përcjellin vlera të mëdha e magjepsin vizitorët”, ka shkruar ministrja Krifca në rrjetet sociale, teksa ka publikuar imazhe nga shkrimi i botuar në prestigjiozen turistike ”Condé Nast Traveler”.

“E kaluara është pas tyre tani, por jo e harruar. Pas çdo buzëqeshjeje është një histori – shumë e denjë për një film në Netflix – dhe një ftesë për ta dëgjuar atë mbi ushqimin dhe rakinë e bërë në shtëpi dhe dy herë të distiluar. Shqiptarët po rivendosin identitetin e tyre, tani në prag të anëtarësimit në BE, edhe për sa i përket pasurisë kulinarike”, ka shkruar ndër të tjera Stephanie Rafanelli, në “Condé Nast Traveler” pos si ueb-faqe, njihet edhe si një prej revistave më prestigjioze botërore sa i përket turizimit, e cila botohet prej vitit 1987 dhe e ka selinë në Londër. Ka marrë rreth 40 çmime botërore. Në këtë shkrim, Rafanelli ndalet edhe në disa qytete veç e veç.

“Nuk është vetëm ushqimi që i dha Tiranës titullin Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022. Pas tërmetit të 2019, BE investoi më shumë se 40 milionë dollarë në restaurimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, përfshirë arkitekturën e stilit sovjetik të kryeqytetit. Mauzoleu i Hoxhës, një piramidë brutaliste me linjat heroike të posterëve të Agitpropit, aktualisht është veshur me skela dhe vila e tij është vendosur të jetë një qendër kulturore. Ka bunkerë të ripërdorur si galeri, një kulturë kafeje të jashtëzakonshme dhe bare që tronditin pasardhësit si ‘Komiteti’, ‘Hemingway’ dhe ‘Radio’”, ka shkruar ndër të tjera ajo për kryeqytetin e Shqipërisë

Kohëve të fundit të shpeshta janë shkrimet e mediave të huaja që e promovojnë Shqipërinë si destinacion turistik. Javën e kaluar prestigjiozja britanike “The Guardian” e ka provuar për turizmin alternativ.

Sipas këtij mediumi, me peizazhet spektakolare larg bregdetit dhe mikpritjet miqësore nëpër ferma, Shqipëria po riformulohet si destinacion i udhëtimeve alternative. “Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, ka shënuar rritje të numrit të popullsisë për shkak të reputacionit gjithnjë e më madh si vend trendi dhe ekzotik”, ka shkruar gazetarja Helena Smith. Sipas saj Shqipëria, si njëri prej destinacioneve që ka shënuar rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë, do të fokusohet në turizmin alternativ dhe jo masiv, një lëvizje që zyrtarët qeveritarë shpresojnë se do ta ndihmojë për t’u veçuar nga konkurrentët e tjerë. “Vitin e kaluar tërhoqi 7.5 milionë vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së Shqipërisë dhe ka një rekord prej 6.4 milionë vizitorësh në vitin 2019”, ka shkruar “The Guardian”.

Previous Post

“Epopeja e UÇK-së” – 820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Next Post

“S’do ta lejojmë kurrë, është nënçmim”, SBAShK’u kundër testimit të mësimdhënësve

Related Posts

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës
Lajme

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Nga Rilindja
March 29, 2023
Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet
Të fundit

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

Nga Rilindja
March 29, 2023
Debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit,: Ti je kokrra e mu*it
Të fundit

Pyetja e Kristit që po “shkatërron” rrjetin: Çfarë ndryshimi ka gomari femër nga ai mashkull?

Nga Rilindja
March 29, 2023
Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse e hoqi litarin
Të fundit

Luizi rrëfen 4 sekretet e jetës së tij

Nga Rilindja
March 29, 2023
Organizohet dasmë kosovare në “BBVA”, Nita dhe Bledi janë nusja dhe dhëndri
Të fundit

“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Nga Rilindja
March 29, 2023
Next Post
Paralajmërimi i fundit i Jasharajt për Qeverinë Kurti

“S’do ta lejojmë kurrë, është nënçmim”, SBAShK’u kundër testimit të mësimdhënësve

Lajmet e funfdit

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi bashkë me tri xhudistet kampione olimpike, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe...

Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Prezantuesja e njohur nuk e mohoi një gjë të tillë. E pyetur nga ndjekësit në Instagram përmes pyetësorit, Liberta nul...

Debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit,: Ti je kokrra e mu*it

Pyetja e Kristit që po “shkatërron” rrjetin: Çfarë ndryshimi ka gomari femër nga ai mashkull?

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Krist Aliaj, i cilësuar shpesh nga opinionistët dhe disa banorë brenda “BBV” si një nga njerëzit më “inteligjent” në atë...

Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse e hoqi litarin

Luizi rrëfen 4 sekretet e jetës së tij

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Në shtëpinë e Big Brother, banorët duhet të shkruanin sekretet e tyre dhe t’i lexonin përpara të gjithëve, ndërkohë që...

Organizohet dasmë kosovare në “BBVA”, Nita dhe Bledi janë nusja dhe dhëndri

“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, gazetari Bledi Mane “u martua” me Nita Latifin. Në shtëpi u...

Rihanna confirms pregnancy after Super Bowl show

Plaçkitet shtëpia e Rihannes

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Shtëpia e Rihanna-s në Los Angeles duket se është vendi më i pasigurt tani për tani. Së fundmi makina e...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

March 29, 2023
Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

March 29, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company