Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se largimi i qytetarëve nga Kosov “po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përballë emigrimit masiv”.
Kështu tha Krasniqi gjatë një vizite në disa familje në qytetin e Kamenicës.
“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv. Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Krasniqi.