RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues

Rilindja Nga Rilindja
16/04/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paparaci ka informata se ekziston një dokument me anë të së cilit janë informuar partnerët perëndimorë lidhur me këtë takim që duket tepër serioz dhe shqetësues. Informata ka dalë nga AKI-ja, institucion ky i drejtuar nga Petrit Ajeti. Aty thuhet se shefi i inteligjencës i ka dorëzuar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, i cili siç përshkruhet në informatë, përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Një takim fortë i pakëndshëm raportohet të ketë ndodhur mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani dhe shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Përmbajtja e takimit ka elemente shantazhi nga ana e shefit të AKI-së. Takimi ka ndodhur më 31 mars të këtij viti në ambientet e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

Paparaci ka siguruar një dokument me anë të së cilit janë informuar partnerët perëndimorë lidhur me këtë takim që duket tepër serioz dhe shqetësues. Informata ka dalë nga AKI-ja, institucion ky i drejtuar nga Ajeti.

Aty thuhet se shefi i inteligjencës i ka dorëzuar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, i cili siç përshkruhet në informatë, përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Paparaci ka dërguar pyetje në këto dy institucione, por asnjëra prej tyre nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të shkrimit.

Paparaci e ka konfirmuar takimin nga burime të ndryshme, por këto burime nuk kanë qenë në gjendje të flasin se çfarë ka ndodhur brenda takimit. E kanë përshkruar si të tensionuar, pa qenë në gjendje të flasin se çfarë e ka shkaktuar atë tension.

“Me datë 31 Mars 2023, Gresa Caka-Nimani – kryetare e Gjykatës Kushtetuese ka pranuar një letër nga Petrit Ajeti – drejtori i Përgjithshëm i Inteligjencës në takimin e mbajtur në Gjykatën Kushtetuese. Përmbajtja e letrës ishte se disa gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dyshohen për aktivitete kriminale dhe si të tillë nuk mund të marrin vendime të drejta në gjykatë”, thuhet në informatën e dalë nga AKI-ja për llogari të partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë letër është përshkruar se si kryetarja e gjykatës ishte e shqetësuar dhe e rreptë në raport me Ajetin. I kishte thënë se nëse ka informata të tilla t’i drejtohet Prokurorisë dhe jo asaj.

Burimet i kanë thënë Paparacit se takimi ka ndodhur fiks dy ditë pas një raportimi të televizionit Kanal 10 se Kushtetuesja pritet ta rrezojë presidenten Osmani.

Në këtë shkrim me titull “EKSKLUZIVE: Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten”, pretendohej se Kushtetuesja do të marrë vendim bazuar në ankesat e dy deputetëve minoritarë për shkak të manipulimit të votave në zgjedhjet e fundit.

Në informatën e dalë nga AKI-ja për partnerët ndërkombëtarë thuhet se takimi lidhej pikërisht me këto shkrime në media se presidentja Vjosa Osmani mund të rrezohet nga Kushtetuesja për shkak se Veton Berisha dhe Albert Kinolli e kanë rastin në gjykatë për mandatet e tyre.

“Drejtori i AKI-së, i ka thënë kryetares së Gjykatës Kushtetuese se ‘disa gjyqtarë të gjykatës kushtetuese kanë tendencë ta rrezojnë Presidenten e vendit. Sipas tij këta gjyqtarë janë të shantazhuar nga jashtë dhe nga brenda për ta rrezuar Presidenten”, pretendohet më tej.

Kanal10 kishte raportuar se mandati i presidentes Osmani mund të jetë në rrezik nëse mandati i deputetit të Iniciativës Rome, Fadil Gashi, del të jetë jo-legjitim.

Lidhur me legjitimitetin e mandatit të deputetit Gashi, është parashtruar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese më 13 prill 2021. Ankesa është parashtruar nga disa përfaqësues të partive të komuniteteve rom e egjiptian.

Këta ankues i kanë thënë gjykatës se në qoftë se vërtetohet se deputeti aktual i Iniciativës Rome po e mban mandatin në mënyrë jo-kushtetuese, ai duhet të largohet nga Kuvendi.

Kësisoj, shkrimi i Kanal 10 raportonte se një vendim i Kushtetueses pro ankesës së parashtruar nga përfaqësuesit e partive të komuniteteve rom e egjiptian, mund ta rrezikonte mandatin e presidentes Osmani.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë.

Previous Post

Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të ‘rishkruajë historinë’

Next Post

Gjykata jep vendimin për mjekun që filmonte gratë gjatë lindjes

Related Posts

Jabllanoviq tallet me kryetarin e Leposaviqit: Po hyn në komunë si ‘vampir’, kur po bie terri
Lajme

Jabllanoviq tallet me kryetarin e Leposaviqit: Po hyn në komunë si ‘vampir’, kur po bie terri

Nga Rilindja
May 31, 2023
Bota e së ardhmes?! Ky është Kryeministri i parë në botë, që ka si këshilltar një robot
Në fokus

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Nga Rilindja
May 31, 2023
Dea nuk fshihet më: E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin
Të fundit

Dea nuk fshihet më: E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin

Nga Rilindja
May 31, 2023
Afrona Dika “thumbon” Bleron pas ndarjes: Kam humbur kohë
Të fundit

Për inat të Afronës, edhe Blero i tregoi botës partneren e tij të re

Nga Rilindja
May 31, 2023
Arifi për Qeverinë Kurti: Nuk ia ekzekutuan 2 milionë euro Luginës sepse unë e luftoj korrupsionin
Lajme

Arifi me një videomesazh: Sovraniteti shtrihet vetëm në koordinim me miqtë, me Amerikën nuk ka lojë

Nga Rilindja
May 31, 2023
Next Post

Gjykata jep vendimin për mjekun që filmonte gratë gjatë lindjes

Lajmet e funfdit

Jabllanoviq tallet me kryetarin e Leposaviqit: Po hyn në komunë si ‘vampir’, kur po bie terri

Jabllanoviq tallet me kryetarin e Leposaviqit: Po hyn në komunë si ‘vampir’, kur po bie terri

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, është deklaruar me humor lidhur me mënyrën se si po futet...

Bota e së ardhmes?! Ky është Kryeministri i parë në botë, që ka si këshilltar një robot

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale...

Dea nuk fshihet më: E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin

Dea nuk fshihet më: E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Pas përfundimit të Big Brother Vip, Dea Mishel dhe Kristi Dragot, janë përfolur se mund të kenë një lidhje bashkë...

Afrona Dika “thumbon” Bleron pas ndarjes: Kam humbur kohë

Për inat të Afronës, edhe Blero i tregoi botës partneren e tij të re

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Ndarja e bujshme e Afrona Dikës dhe këngëtarit Blero nuk ishte edhe aq paqësore. Në rrjet kanë hedhur vazhdimisht thumba...

Arifi për Qeverinë Kurti: Nuk ia ekzekutuan 2 milionë euro Luginës sepse unë e luftoj korrupsionin

Arifi me një videomesazh: Sovraniteti shtrihet vetëm në koordinim me miqtë, me Amerikën nuk ka lojë

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një videomesazhi e ka dënuar ashpër dhunën në veri të vendit. “Është e rëndësishme...

Si t’i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Si t’i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Pothuajse në çdo tubim të qytetarëve të viteve të fundit në Serbi, veçanërisht në ato kundër pushtetit, shfaqen grupe të...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Jabllanoviq tallet me kryetarin e Leposaviqit: Po hyn në komunë si ‘vampir’, kur po bie terri

Jabllanoviq tallet me kryetarin e Leposaviqit: Po hyn në komunë si ‘vampir’, kur po bie terri

May 31, 2023
Bota e së ardhmes?! Ky është Kryeministri i parë në botë, që ka si këshilltar një robot

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

May 31, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company