RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Shaqiri thotë se nuk do të festojë nëse shënon kundër Kosovës

Rilindja Nga Rilindja
07/09/2023
in Sport, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Shaqiri thotë se nuk do të festojë nëse shënon kundër Kosovës
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk do të festojë në rast se shënon gol të shtunën mbrëma në Prishtinë kundër Kosovës.

Kosova do ta presë Zvicrën në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për eliminatore për Euro 2024.

“Unë jam sportist, do të jap çdo gjë për Zvicrën. Por, për respekt ndaj Kosovës, nuk do të festoj në rast të shënimit të golit. Këtë gjë mund ta bëjnë kolegët e mi”, ka thënë Shaqiri për “Blick”. “Jam i bindur se do të pritemi pozitivisht. Nuk kemi pse frikësohemi se do të fishkëllehemi gjatë shëtitjeve para ndeshjes. Mirëpo, mund të llogarisim se do të fishkëllehemi nga një numër i vogël i njerëzve gjatë ndeshjes. Atmosfera do të jetë ndryshe nga miqësorja e vitit të kaluar në Zuerich”.

Shaqiri ka thënë se ka pasur afro 50 kërkesa nga familjarët për t’u siguruar bileta për ndeshje dhe u ka realizuar këto kërkesa. Ai ka thënë se ka pasur edhe kërkesa që të mos shënoj ndaj Kosovës.

“Unë isha 11-vjeçar, kur me familjen u larguam për në Zvicër shkaku i luftës. Por, dy prindërit e mi kanë nëntë vëllezër e motra, mund të paramendoni se sa familjarë do të jenë në ndeshjen e të shtunës. Deri 50 kërkesa për bileta kam pranuar dhe për fat të mirë kam arritur t’i plotësoj ato. Për shumë prej tyre, për shkak të vizave, nuk është e mundur të vijnë për të shikuar një ndeshje në SHBA apo Evrope Perëndimore. Unë gëzohem se do t’i shoh njerëzit. Shpresoj që familja të jetë më me rëndësi sesa nacionaliteti dhe familjarët të më përkrahin. Por, mbi të gjitha duhet ta shijojnë ndeshjen. Shumë më kanë shkruar, duke kërkuar që të mos shënoj gol”, tha Shaqiri.

Ai ka treguar edhe pse nuk ka vendosur të luajë për Kosovën.

“ Kur Federata u pranua në vitin 2016 për të luajtur ndeshje zyrtare, u gëzova shumë, para së gjithash për njerëzit dhe vendin. Ka pasur mundësi që lojtarët me rrënjë nga Kosova të ndryshojnë kombëtaren. Isha në bisedime me zyrtarët atëbotë. Por, më pas erdhi Evropiani me Zvicrën. Dhe për shkak se luajta atje, u zgjidh kjo çështje automatikisht”.

Shaqiri ka thënë se synim e ka që të hyjë në histori të Përfaqësueses së Zvicrës.

“Për mua është shumë e rëndësishme që tifozët zviceranë të më kujtojnë si të veçantë, si një nga lojtarët më të mirë të kombëtares. Të thonë: Shaqiri na dhuroi shumë momente të bukura”, tha mesfushori ofenziv.

Ai ka thënë se ndonëse 31-vjeçar është i lumtur sa herë që i bashkohet përfaqësueses së Zvicrës.

Ai ka thënë se Zvicra është favorit i qartë në grupin eliminator për Euro 2024.

“Ne jemi favorit të qartë në grupin tonë kualifikues dhe pritet një fitore në çdo ndeshje. Këtë e kërkojmë ne nga vetja. Barazimi 2:2 kundër Rumanisë në qershor na u duk sikur humbje. Grupi është një test i mirë për ne, për të parë se sa seriozisht mund t’i kryejmë detyrat. Nëse ia dalim mbanë, atëherë mund t’ia dalim edhe kundër ekipeve të mëdha. Andorra u mbrojt shumë mirë kundër nesh. Skuadra të tilla duan të fitojnë po ashtu këto ditë”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri, që është pjesë e Chicago Fire në ligën MLS në SHBA, ka treguar për efektin që ka pasur Lionel Messi në këtë ligë.

“Me Messin popullariteti i futbollit në SHBA është rritur dukshëm. Në tetor luajmë kundër Miamit, për mua nuk do të jetë dueli i parë kundër Messit, por për shokët e mi të skuadrës po”, tha Shaqiri.

Ai është pyetur edhe nëse do ta përfundonte karrierën në Arabi Saudite.

“Ndihem rehat në SHBA dhe kam kontratë atje edhe për vitin e ardhshëm. Po ashtu më pyesin edhe nëse do të kthehem te Lugano, klub partner i Chicagos. Unë jam stërvitur në Ticino vitin e kaluara para Kupës së Botës dhe më pëlqeu shumë. I përcjelli ndeshjet e Luganos. Futbolli po ecën shpejt, të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Shaqiri.

Previous Post

Shqipëria në kërkim të ëndrrës evropiane, sonte përballët me Çekinë

Next Post

Rama: Balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportet e “Human Rights Watch”

Related Posts

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje
Ballina

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit
Lajme

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së
Lajme

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri
Ballina

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX
Ballina

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
Next Post
Rama ua “tërheq veshin” në jug për ngritjen e çmimeve: Dhërmia më shtrenjtë se në Turqi

Rama: Balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportet e “Human Rights Watch”

Lajmet e funfdit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”, i...

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Sot, mbledhja e Kuvendit komunal në Gjilan ka nisur me zhurmë e debat. Një përplasje ka ndodhur edhe mes shefit...

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
0

Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë. Kompania që është në...

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
0

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar...

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK...

Horoskopi ditor, 25 nëntor 2021

Horoskopi për ditën sotme, e martë 12 shtator

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Dashi Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

September 18, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company