RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Senatorët amerikanë thirrje Kosovës e Serbisë që të dakordohen mbi aneksin e planit evropian

Rilindja Nga Rilindja
02/03/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:2min read
0
Marrëveshja e 236.7 milionë dollarëve, delegacioni amerikan i MCC-së sot fillon vizitën në Kosovë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Senatorë amerikanë kanë përshëndetur zhvillimet e fundit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si rrjedhojë e takimit të së hënës në Bruksel, mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Jeanne Shaheen, kryetar, dhe Pete Ricketts, anëtar i Rangut i Nënkomitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, thanë se dakordimi i arritur në Bruksel i hap rrugë Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian.

Kësaj deklarate, i janë bashkëngjitur edhe senatorët tjerë amerikanë, si Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen.

“Ne i përgëzojmë qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një moment i rëndësishëm për të dy vendet. Ky përparim mund të zhbllokojë mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, të cilat përfshijnë ndjekjen e anëtarësimit në BE dhe rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor dhe në mbarë botën”, thanë senatorët,

Tutje, ata kanë kërkuar që tash fokusi të jetë drejt arritjes së një dakordimi për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, që, sipas senatorëve, implikon tërë Ballkanin Perëndimor.

“Sidoqoftë, të dy liderët tani duhet të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje për aneksin e zbatimit, i cili do të sigurojë një udhërrëfyes për normalizimin midis dy vendeve. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin më të gjerë – Ballkanin Perëndimor – ku ne e dimë se Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus. Demokratët dhe republikanët në Senat janë të përkushtuar që të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërsa finalizojnë aneksin e zbatimit dhe të avancojnë prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, potencohet në këtë letër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan të hënën në Bruksel për ta çuar para procesin e dialogut përmes pranimit të propozimit të Bashkimit Evropian, ndonëse i njëjti nuk u nënshkrua nga të dy liderët.

Propozimi, i cili edhe është bërë publik për herë të parë, përmban gjithsej 11 nene. Pos marrëveshjes bazë, propozimi përmban edhe planin e zbatimit.

Takimi i radhës i Nivelit të Lartë është paraparë të zhvillohet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ndërmjetësues do të jetë Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell. Ai pritet të zhvillojë vizitë në rajon, me ç’rast do t’ua kushtojë një pjesë të kohës liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Previous Post

Horoskopi ditor, e enjte 2 mars 2023

Next Post

Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19

Related Posts

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët
Të fundit

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Nga Rilindja
April 1, 2023
Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen
Të fundit

Debati banorë-opinionistë: “Këta janë të gjithë luizator, nuk do bëjnë asgjë ndryshe!”

Nga Rilindja
April 1, 2023
Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse
Lajme

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

Nga Rilindja
April 1, 2023
Kiara e Efi kthehen në Big Brother
Të fundit

Kiara e Efi kthehen në Big Brother

Nga Rilindja
April 1, 2023
Pse ju bëhet gjuha e bardhë dhe çfarë do të thotë për shëndetin tuaj?
Lajme

Ekspertët: Mos i kafshoni apo lëpini buzët

Nga Rilindja
April 1, 2023
Next Post
Qelizat e infektuara nga Covid-19 mund të “shpërthejnë”

Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19

Lajmet e funfdit

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Banorët janë surprizuar nga ardhja e ish banorëv të rinj. Luizi dhe Kiara janë përlotur dhe janë përqafuar me mall.

Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen

Debati banorë-opinionistë: “Këta janë të gjithë luizator, nuk do bëjnë asgjë ndryshe!”

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Pas leximit të zarfit ku u bë me dije se cilët ishin banorët më të votuar, pati një debat mes...

Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi ka qenë i ftuar në nje emision ku u bisedua veprimtari e tij politike...

Kiara e Efi kthehen në Big Brother

Kiara e Efi kthehen në Big Brother

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Pas një televotimi suprizë, televotuesit kanë pasur mubdêsi të zgjedhin se cili nga katër banorët e larguar nga shtepia me...

Pse ju bëhet gjuha e bardhë dhe çfarë do të thotë për shëndetin tuaj?

Ekspertët: Mos i kafshoni apo lëpini buzët

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Pigmentimi është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, i tillë quhet kur lëkurës i shfaqen njolla të errëta....

Rikthehen në shtëpi katër banorët më të votuar nga publiku

Rikthehen në shtëpi katër banorët më të votuar nga publiku

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Një televotim u hap brenda kësaj nate, ku katër nga ish banorët më të votuar nga publiku, do të kishin...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

April 1, 2023
Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen

Debati banorë-opinionistë: “Këta janë të gjithë luizator, nuk do bëjnë asgjë ndryshe!”

April 1, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company