RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Rreth 100 mijë të rinj pa punë, shkollë e trajnime, ASK: Ky numër në rritje

Rilindja Nga Rilindja
07/05/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:2min read
0
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë ka bërë të ditur se mbi 740 mijë persona në vend janë ekonomisht joaktivë, që nuk janë në punë dhe aktualisht nuk janë të regjistruar në ndonjë nga zyrat shtetërore që kërkojnë punë. Nga të dhënat që i përkasin periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, më shqetësuese mbetet numri prej 100 mijë prej tyre të moshës nga 15 deri në 24-vjeç, që përpos se janë të papunë, nuk janë as në shkollë dhe nuk ndjekin trajnime profesionale.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se janë mbi 1.2 milionë qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

Nga komuniteti i biznesit, thonë se qytetarët e cilësuar në masë të madhe si pasivë nuk regjistrohen për të kërkuar punë për shkak se këto institucione nuk kanë arritur që t’iu përgjigjen kërkesave të tyre, ndërsa ndryshe nga vendet e tjera, as nuk kanë ndonjë mbështetje financiare gjatë kohës së pritjes për punësim.

Duke folur për numrin prej rreth 100 mijë të rinjsh, kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha thotë për KosovaPress se të njëjtit mbahen nga familja dhe nuk kanë bërë ndonjë kërkesë që të kyçen në tregun e punës.

“Sipas metodologjisë, ASK publikon në baza të rregullta tremujore rezultatet e anketës së fuqisë punëtore dhe klasifikimi i popullsisë nga popullsia e përgjithshme konsiderohet të ajo që nuk hyn në kontingjentin e fuqisë punëtore ose njerëzit fuqi punëtore që janë prej moshës 0 deri në moshën 15-vjeç dhe mbi moshën 65-vjeçare. Kur shikohet kjo, personat joaktivë dhe ata që nuk kërkojnë punë konsiderohen në Kosovë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishte një shifër mbi 740 mijë persona, nga këta janë 98 mijë e 271 të rinj.”, thekson Berisha.

Berisha derisa rendit disa nga faktorët që ndikojnë që një pjesë e madhe e të rinjve janë pa punë, shkollë e trajnime, pranon se numri i personave që nuk kërkojnë punë është duke u rritur.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vlerëson se roli i trupave që ofrojnë mundësi punësimi është zbehur.

Zeka thotë se pavarësisht se ka kërkesë të madhe për punëtorë në sektorin privat, ka një boshëllëk të disponueshmerisë së fuqisë punëtore.

Shifra e lartë e të rinjve pasivë konsiderohet rrezik për vendin, thotë kryetari i Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Hykolli thotë se duhet që institucionet të kenë një qasje serioze ndaj këtij fenomeni.

Mes tjerash, Hykolli shton se si BSPK vazhdimisht janë në kontakt me të punësuarit dhe po mundohen që t’u ofrojnë kushtet elementare që të rinjë të duan t’i shërbejnë këtij vendi.

Kujtojmë se, para disa muajve, qeveria ka krijuar platformën “Superpuna” që nënkupton një pagesë të garantuar prej shtetit 264 euro bruto për 6 muaj, ku kompanitë hapin shpalljet dhe të rinjtë aplikojnë.

Previous Post

Osmani e Kurti kujtojnë betejën e Çabratit: Dëshmorët, vula e përjetësisë së shtetit

Next Post

Luizi del nga vetura luksoze në Shkodër, i kërkon fanses të mos bërtasë

Related Posts

albinkurti
Ballina

Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

Nga Rilindja
May 30, 2023
Lajme

Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Nga Rilindja
May 30, 2023
Haradinaj kritikon qeverinë: Pos fjalëve, kanë nis me e hëngër turpin me bukë
Lajme

Haradinaj: Albin Kurti të japë dorëheqje sot, është i vogël t’ia ndryshojë orientimin Kosovës

Nga Rilindja
May 30, 2023
Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të ‘rishkruajë historinë’
Lajme

Kurti thotë se ka shtuar komunikimin me partnerët ndërkombëtar: Qetësimi i situatës, qëllim i përbashkët

Nga Rilindja
May 30, 2023
Hovenier: Të mos flenë të qetë ata në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion
Lajme

Kurti në telashe me Amerikën për shkak të Veriut – lista e ndëshkimeve që Hovenier shpalli sot

Nga Rilindja
May 30, 2023
Next Post
Luizi del nga vetura luksoze në Shkodër, i kërkon fanses të mos bërtasë

Luizi del nga vetura luksoze në Shkodër, i kërkon fanses të mos bërtasë

Lajmet e funfdit

albinkurti

Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se policia do të qëndrojë afër ndërtesave të komunave në veri përderisa ka...

Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Përleshje të reja kanë ndodhur në mes të serbëve dhe KFOR-it në Zveçan. Kështu bëjnë të ditur gazetarët e T7...

Haradinaj kritikon qeverinë: Pos fjalëve, kanë nis me e hëngër turpin me bukë

Haradinaj: Albin Kurti të japë dorëheqje sot, është i vogël t’ia ndryshojë orientimin Kosovës

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e fundit pas vendosjes së...

Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të ‘rishkruajë historinë’

Kurti thotë se ka shtuar komunikimin me partnerët ndërkombëtar: Qetësimi i situatës, qëllim i përbashkët

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një video ku ka folur për situatën e tensionuar në Veriun e...

Hovenier: Të mos flenë të qetë ata në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

Kurti në telashe me Amerikën për shkak të Veriut – lista e ndëshkimeve që Hovenier shpalli sot

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot foli haptas për mosmarrëveshjet me Qeverinë e Kosovës. Për shkak të vendimit të Qeverisë për...

Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

albinkurti

Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

May 30, 2023

Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

May 30, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company