RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Pritet shtrenjtim i rrymës për rreth 14 përqind, nga 1 prilli në fuqi tarifat e reja

Rilindja Nga Rilindja
01/03/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Në shtator kur vendi ishte në kolaps energjetik, Kosova i shiste rrymë Serbisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga muaji tjetër. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji kanë thënë se vlerësimet preliminare tregojnë se do të ketë shtrenjtim për 14 përqind. Asnjë palë s’ka dorëzuar komente deri tash për këtë çështje në ZRRE.

Nga 1 prilli i këtij viti, do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike. Këto tarifa do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Petrit Pepaj nga Zyra e Rregullatorit për Energji i ka thënë se bazuar në vlerësimet preliminare, këto tarifa do të jenë më të shtrenjta se aktualet për 14 përqind.

“Tarifat e reja hyjnë në fuqi me 01 prill 2023 dhe zgjasin deri me 31 mars 2024. Vlerësimet preliminarë te prezantuara në Raportet Konsultativë tregojnë një rritje rreth 14%”, ka deklaruar Pepaj.

Deri tash, Pepaj thotë se asnjë palë s’ka dërguar komente për këtë çështje, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë.

“Koha për pranimin e komenteve është deri me 3 mars 2023, deri me tani nuk kemi pranuar komente nga asnjë palë e interesit”, thuhet në përgjigjen e Pepajt.

Nga KEDS e kanë konfirmuar para një jave se kanë dorëzuar kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë.

Margarita Rashiti, zëdhënëse e KEDS-s i ka se janë plotësuar të gjitha parakushtet ligjore për aplikim te shqyrtimit tarifor.

“Janë plotësuar të gjitha parakushtet ligjore për aplikim te shqyrtimit tarifor. Ne e kemi bërë kërkesën në ZRrE, por per detaje drejtojuni kësaj të fundit“, kishte thënë Rashiti.

Opozita kundër

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se s’beson që do të ketë ngritje, por nëse një gjë e tillë ndodh, ka thënë se për ta është e papranueshme.

“Nëse ZRrE niset nga faktori ligjor, nga faktori real ekonomik, nëse i merr parametrat socio-ekonomik të vendit, nuk besoj që do të ketë ngritje. Por nëse ZRrE bie në ndikimin e politikës së Qeverisë, në atë se çfarë kemi parë se si ka menaxhuar këtë sektor deri më tash edhe është e mundshme ngritja e çmimit. Për ne është e papranueshme, por megjithatë ne po presim vendimin përfundimtar ligjor nga një institucion, i cili kemi dëshirë që të jetë krejtësisht i pavarur në vendimmarrje”, ka thënë Shala.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka vlerësuar se ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike është i panevojshëm.

“Është e papërballueshme edhe një herë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh inflacionin e lartë në Kosovë dhe qytetarët nuk e dinë se qysh kanë për të përballuar edhe një rritje të energjisë elektrike. Aq më keq tani në kohën kur po përmirësohet koha. Nuk kemi ndonjë dimër shumë të fortë që të ketë reduktime apo ngarkesa shumë të mëdha. Koha është duke u përmirësuar nuk e shoh të arsyeshme që kanë arsyeje për të rritur çmimin e energjisë përderisa pagat janë ende të njëjta”, ka thënë Bunjaku.

Tarifat që aktualisht janë në fuqi ishin miratuar më 8 shkurt të vitit të kaluar.

Me këto tarifa, shtrenjtim të faturave kanë pasur ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë kanë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë është 7 centë, ndërsa ajo e ulët, 3 centë.

Previous Post

Luizi heq dorë nga Kiara: Po zgjedh të fitoj Big Brother…

Next Post

Pse u kthyen në punë zyrtarët e suspenduar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit, flet Ministrja

Related Posts

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës
Lajme

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Nga Rilindja
March 29, 2023
Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet
Të fundit

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

Nga Rilindja
March 29, 2023
Debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit,: Ti je kokrra e mu*it
Të fundit

Pyetja e Kristit që po “shkatërron” rrjetin: Çfarë ndryshimi ka gomari femër nga ai mashkull?

Nga Rilindja
March 29, 2023
Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse e hoqi litarin
Të fundit

Luizi rrëfen 4 sekretet e jetës së tij

Nga Rilindja
March 29, 2023
Organizohet dasmë kosovare në “BBVA”, Nita dhe Bledi janë nusja dhe dhëndri
Të fundit

“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Nga Rilindja
March 29, 2023
Next Post
Policia e prokuroria aksion në marketet që po abuzojnë me çmime, e konfirmon Haxhiu

Pse u kthyen në punë zyrtarët e suspenduar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit, flet Ministrja

Lajmet e funfdit

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi bashkë me tri xhudistet kampione olimpike, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe...

Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Prezantuesja e njohur nuk e mohoi një gjë të tillë. E pyetur nga ndjekësit në Instagram përmes pyetësorit, Liberta nul...

Debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit,: Ti je kokrra e mu*it

Pyetja e Kristit që po “shkatërron” rrjetin: Çfarë ndryshimi ka gomari femër nga ai mashkull?

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Krist Aliaj, i cilësuar shpesh nga opinionistët dhe disa banorë brenda “BBV” si një nga njerëzit më “inteligjent” në atë...

Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse e hoqi litarin

Luizi rrëfen 4 sekretet e jetës së tij

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Në shtëpinë e Big Brother, banorët duhet të shkruanin sekretet e tyre dhe t’i lexonin përpara të gjithëve, ndërkohë që...

Organizohet dasmë kosovare në “BBVA”, Nita dhe Bledi janë nusja dhe dhëndri

“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, gazetari Bledi Mane “u martua” me Nita Latifin. Në shtëpi u...

Rihanna confirms pregnancy after Super Bowl show

Plaçkitet shtëpia e Rihannes

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Shtëpia e Rihanna-s në Los Angeles duket se është vendi më i pasigurt tani për tani. Së fundmi makina e...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

March 29, 2023
Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

March 29, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company