RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Përplasje Kinë-SHBA: Po përpiqeni të ndalni ngjitjen tonë në botë

Rilindja Nga Rilindja
07/03/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Përplasje Kinë-SHBA: Po përpiqeni të ndalni ngjitjen tonë në botë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mënyrë të pazakontë presidenti kinez, Xi Jinping iu drejtua me fjalë të qarta SHBA duke e akuzuar atë dhe perëndimin se duan të pengojnë ngjitjen e vendit të tij në botë.

Në kuadër të Kongresit Popullor në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur se kanë ndryshuar “në mënyrë dramatike” rrethanat për zhvillimin e Kinës dhe se janë shtuar paqëndueshmëritë. “Sidomos vendet perëndimore, drejtuar nga SHBA ndjekin një kurs të rrethimit, frenimit dhe nënshtrimit të Kinës, që sjell sfida deri më tani të papara për zhvillimin e Kinës.” Sipas Jinping Kina ndeshet me vështirësi të ndryshme. Ai përmendi shpërthimet e herëpashershme të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e presionit ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Kina duhet që “të luftojë para ndryshimeve të thella dhe komplekse si në plan kombëtar edhe ndërkombëtar”, tha presidenti 69 vjeçar, që aktualisht ndodhet para mandatit të tretë të tij. Deklaratat u bënë në takimin konsultativ politik që zhvillohet në të njëjtën kohë me Kongresin Popullor Kombëtar që po mbahet në Pekin.

Gang: Do të ketë “konflikte dhe përplasje”

Kritika e presidentit kinez dalloi nga deklaratat e mëparshme, ku Jinping ka bërë fjalë vetëm “për vende të caktuara” pa përmendur drejtpërdrejt perëndimin dhe SHBA. Kina dhe SHBA ndodhen në një konkurrencë të ashpër ekonomike. Tek pikat e konfliktit bën pjesë si tregtia, të drejtat e njeriut dhe mospajtimi passulmit rus në Ukrainë. Këtyre konflikteve iu shtuan së fundmi edhe balonat kineze mbi brigjet lindore amerikane, që sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë janë përdorur për qëllime spiunazhi. Kina i ka hedhur poshtë akuzat. Edhe në çështjen e Tajvanit janë keqësuar së fundmi marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA.

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gan në një konferencën e parë të shtypit në këtë post ngriti akuza të njëjta kundër SHBA. Qeveria amerikane ndjek rrugën e shtypjes dhe frenimit të Kinës dhe jo një konkurrencë të drejtë e të bazuar në rregulla. Nëse ky kurs kundrejt Kinës nuk ndryshon do të ketë “konflikte dhe përplasje”, tha Gang.

“Perceptimi dhe qëndrimet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë seriozisht të shtrembëruara”, tha Qin. “Ata e konsiderojnë Kinën si rivalin kryesor dhe sfidën më të madhe gjeopolitike. Pasojë është që politika e Kinës e amerikanëve ka dalë plotësisht “nga kursi i arsyeshëm”. Uashingtoni bën fjalë për konkurrencë, por do në fakt që të shtypë Kinën në të gjitha drejtimet, u shpreh Gang.

Fjalë të qarta për Tajvanin

Në lidhje me konfliktin në Tajvan, Qin Gang iu drejtua sërish SHBA duke kërkuar mospërzierje në “çështjet e brendshme” të Kinës. Ai dënoi furnizimin me armë të republikës demokratike të ishullit. “Ne do të punojmë me ndershmërinë më të madhe dhe përpjekje për një ribashkim paqësor”, tha Gang. Por Kina rezervon të drejtën që “të marrë të gjitha masat e nevojshme”, përsëriti Gang politikën e lidershipit komunist në Pekin. Kina e shikon Tajvanin si pjesë të Republikës Popullore dhe kërcënon së fundmi me pushtimin e tij nëse “ribashkimi” nuk do të mund të ndodhë ndryshe. Tajvani që nga viti 1949 nuk është më pjesë e Republikës Popullore të Kinës të formuar dhe e sheh veten si vend të pavarur.

Previous Post

Epopeja e UÇK-së| Kjo është simbolika e “Natës së Zjarreve”

Next Post

Shpati dhe Dea çifti më i ri në BB VIP? Jori përhap lajmin: I gjeta duke u puthur në buzë

Related Posts

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit
Ballina

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

Nga Rilindja
March 20, 2023
Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës
Ballina

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Nga Rilindja
March 20, 2023
Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”
Të fundit

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Nga Rilindja
March 20, 2023
Haziri njofton se do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan
Lajme

Haziri: Albin Kurti e solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Nga Rilindja
March 20, 2023
Produksioni ia fut kot, Dea Mishel vazhdon qëndrimin në shtëpi
Të fundit

Deklarata e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet – merr vendimin e papritur blogerja në BBVA

Nga Rilindja
March 20, 2023
Next Post
Shpati dhe Dea çifti më i ri në BB VIP? Jori përhap lajmin: I gjeta duke u puthur në buzë

Shpati dhe Dea çifti më i ri në BB VIP? Jori përhap lajmin: I gjeta duke u puthur në buzë

Lajmet e funfdit

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme...

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Veton Surroi ishte i preferuari i “Kasapit të Balkanit”, Sllobodan Millosheviqit për postin e kryeministrit të Kosovës. Ai bënte zgjedhje...

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja, duket se po gjen kohë për të përcjellë edhe “Big Brother Vip Albania”, derisa...

Haziri njofton se do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan

Haziri: Albin Kurti e solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Lutfi Haziri nga LDK-ja thotë se marrëveshja në Ohër do t’i përngjajë marrëveshjes së Prespës për Maqedoninë Veriore. Haziri përmes...

Produksioni ia fut kot, Dea Mishel vazhdon qëndrimin në shtëpi

Deklarata e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet – merr vendimin e papritur blogerja në BBVA

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Dea Mishel ka folur ditën e sotme mbi një çështje të cilën vetë banorja e BBV e ka konsideruar delikate...

Kompania e ujësjellsit ‘Prishtina’ del me një njoftim të pazakontë

Kompania e ujësjellsit ‘Prishtina’ del me një njoftim të pazakontë

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Një njoftim i pazakontë ka ardhur nga kompania e ujësjellësit KRU Prishtina. Njoftimi është i shkruar me dorë në një...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

March 20, 2023
Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

March 20, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company