Pas rreth 12 orë bisedimesh ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,




dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.




Takimi përfundoi pak minuta pasi u raportua se bisedimet kanë filluar pas pauzës së dytë.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”.