Luizi i tha Efit se pas një viti ai do të bëjë dasmë, duke nënkuptuar që do të martohet me Kiarën.




Ai foli për ditën e parë të hyrjes në shtëpi, ndërsa komentoi gjërë e gjatë veshjen dhe pamjen e Kiarës natën e 24 dhjetorit.




Duke e komentuar me zë, Luizi foli për imagjinatën e tij, sa i përket ditës së dasmës.
Ai tha se Kiarën e imagjinon me fustan të bardhë, me dekolte të hapur dhe me bisht mbrapa.
Sipas imagjinatës së tij, fustani i bardhë do të jetë aq i gjatë, sa do të mbërrijë derën e kishës, aty ku do marrin bekimin e priftit.