RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Një muaj paraburgim për babanë e nxënësit që vrau 9 persona brenda shkollës në Beograd

Rilindja Nga Rilindja
06/05/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:2min read
0
Zbulohet identiteti i viktimave që ka vrarë 14 vjeçari në Serbi
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për babanë e 13-vjeçarit që vrau tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar më 3 maj.

Zyra e Prokurorisë tha më 5 maj se babai i nxënësit të klasës së shtatë, u mor në pyetje pasi ai, i identifikuar me inicialet V.K, u akuzua për “akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.

Siç ishte njoftuar paraprakisht “Zyra e Prokurorisë do t’i propozojë gjykatës që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, në mënyrë që të mos ketë ndikim te dëshmitarët dhe që të mos e përsëris veprën brenda një kohe të shkurtër dhe për shkak të ankthit të shkaktuar te publiku”.

Prokuroria tha se babai i 13-vjeçarit “gjatë seancës mohoi se ka kryer krimin” dhe se “paraqiti në detaje mbrojtjen e tij”.

“Dyshohet se V.K ka trajnuar djalin e tij për të përdorur armët e zjarrit dhe municionet duke e marrë me vete në shoqatën e qitësve për të ushtruar që të gjuajë me armë zjarri, pavarësisht faktit se ai është 13 vjeç dhe aktivitete dhe trajnime të tilla nuk janë të përshtatshme për moshën e tij”, tha Prokuroria në Beograd.

Sapo arriti në shkollë, nxënësi i dyshuar, i identifikuar me inicialet K.K, nxori armët e zjarrit nga çanta e tij dhe qëlloi rojën e shkollës, më pas nxënësit dhe mësuesin e historisë, tha më 3 maj Ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Pas arrestimit, Ministria e Brendshme njoftoi se nxënësi kishte përdorur dy pistoleta për ta kryer sulmin dhe se armët i kishte marrë nga babai i tij.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, babai i nxënësit u arrestua. Ministri i Brendshëm, Bratisllav Gashiq, tha se të dyja armët ishin me leje.

Në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë Publike u tha se i dyshuari “nuk kishte siguruar kushte për ruajtjen e sigurt të armëve dhe municioneve që ato të binin në duart e personave të paautorizuar, gjegjësisht që armët të ishin të mbyllura në kasafortë apo në ndonjë vend që nuk do të hapej lehtë”.

“Dyshohet se si rezultat i veprimeve të tij, më 3 maj djali i tij arriti të merrte në posedim dy pistoleta, që V.K ka leje për to, të cilat nuk ishin ruajtur në mënyrë të sigurt”, u tha në njoftim.

Sipas Prokurorisë, “fëmija mori armët dhe municionet në shkollë, ku ai shtiu me to dhe mori jetën e rojës së sigurisë dhe tetë nxënësve dhe plagosi rëndë gjashtë nxënës dhe një mësues”.

Prokuroria tha se sulmuesi i dyshuar “nuk ka përgjegjësi penale sipas ligjeve në fuqi, sepse ai është nën 14 vjeç” dhe se ai “është vendosur nën mbikëqyrje në një spital psikiatrik për fëmijë dhe të rinj”.

Previous Post

6 maji Dita e Shën Gjergjit, festa dhe ritet që ndiqen

Next Post

Shefi milioner i stafit të Kurtit

Related Posts

Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut
Lajme

Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Nga Rilindja
May 30, 2023
Cila marrëveshje është afër nënshkrimit dhe çfarë pret Escobar nga takimi i 18 gushtit
Ballina

Kurti tregon si refuzoi Escobarin: Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom, jemi republikë demokratike

Nga Rilindja
May 30, 2023
Shpend Ahmeti, opozitës: Për çfarë koordinimi me ndërkombëtarët po flisni?
Lajme

Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

Nga Rilindja
May 30, 2023
Nuk pritej: Berat Buzhala pranon ftesën e Adriatik Kelmendit për të hyrë në “BBV Kosova”
Lajme

Buzhala: Cili është plani B i Kurtit nëse e ofendon sekretarin amerikan të shtetit

Nga Rilindja
May 30, 2023
Kurti konfirmon marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan
Lajme

Kurti ‘godet’ Blinkenin në gazetën britanike: Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive

Nga Rilindja
May 30, 2023
Next Post
Shefi milioner i stafit të Kurtit

Shefi milioner i stafit të Kurtit

Lajmet e funfdit

Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut

Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, sot e ka ushtruar detyrën e tij në zyret komunale për komunitete, në fshatin Çabër. Ai,...

Cila marrëveshje është afër nënshkrimit dhe çfarë pret Escobar nga takimi i 18 gushtit

Kurti tregon si refuzoi Escobarin: Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom, jemi republikë demokratike

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur prestigjiozen britanike ‘The Guardian’ që t’i sqarojë ngjarjet në veri. Në një deklaratë...

Shpend Ahmeti, opozitës: Për çfarë koordinimi me ndërkombëtarët po flisni?

Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova nuk ka helikopter në dispozicion në rast të ndonjë krize. Ahmeti, ka thënë se...

Nuk pritej: Berat Buzhala pranon ftesën e Adriatik Kelmendit për të hyrë në “BBV Kosova”

Buzhala: Cili është plani B i Kurtit nëse e ofendon sekretarin amerikan të shtetit

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Berat Buzhala, gazetar, është shprehur i shqetësuar në Pressing të T7, për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili të...

Kurti konfirmon marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan

Kurti ‘godet’ Blinkenin në gazetën britanike: Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të martën të përditshmes britanike Guardian se, dita e hënë ka qenë...

Endrit Thaçi me dedikim emocionues për babain në ditëlindjen e 23-të

Djali i Hashim Thaçi publikon fotografitë e babait me presidentë amerikanë: Ja ku ishim, e ku jemi tani

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka postuar një insta-storie të babait të tij ku shihet i fotografuar me...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut

Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

May 30, 2023
Cila marrëveshje është afër nënshkrimit dhe çfarë pret Escobar nga takimi i 18 gushtit

Kurti tregon si refuzoi Escobarin: Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom, jemi republikë demokratike

May 30, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company