RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Nëna që nuk rresht së kërkuari drejtësi për të birin: Ma vranë djalin dhe e kamufluan si aksident (VIDEO)

Rilindja Nga Rilindja
01/03/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:4min read
0
Nëna që nuk rresht së kërkuari drejtësi për të birin: Ma vranë djalin dhe e kamufluan si aksident (VIDEO)
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse deri në mbrëmje iu duk si një ditë e zakonshme, 27 maji i 2022-shit nuk rezultoi i tillë për Kumrije Temajn.

Në fakt mbrëmja u shndërrua në makth, kur Kumrija mori lajmin e kobshëm që djali i saj i vetëm, Jetoni, u aksidentua.

Mes lotësh, ajo ka rrëfyer për KIKS-in se lindja e tij ia kishte ndërruar jetën. Jetoni ishte fëmija i parë që kishte arritur ta përqafonte, pasi tre fëmijët e parë të saj nuk arrinin të lindnin të gjallë.

Jeta që në nisje do të tregohej e pamëshirshme për të edhe për Jetonin, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë në kohën kur Jetoni kishte vetëm 12 vjet.

Dhe ky fakt bëri që Kumrija dhe Jetoni të kalonin jetën me vështirësi të mëdha ekonomike. Por pavarësisht të gjithave, ajo kishte shpresë dhe buzëqeshje në jetën e saj, deri në natën e 27 majit të 2022-shit, kur do t’i thoshin se i biri Jetoni ishte rrëzuar nga vetura.

Vetëm 30 minuta para se të ndodhte rasti tragjik, Kumrija kishte biseduar me të birin në telefon. Në telefonatën e fundit më të ëmën, Jetoni do t’i tregonte asaj që do të qëndronte edhe pak me shokët e tij. Dhe pas këtij momenti, Kumrija më nuk do ta dëgjonte zërin e të birit.

Edhe 3 javë të tjera, Jetoni qëndroi në gjendje kome në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, deri sa zemra e tij pushoi se rrahuri më 16 qershor të vitit 2022.

E mbetur e vetëm dhe me shumë pikëpyetje për rrethanat në të cilat humbi të birin, Kumrija i ka vënë vetës një detyrë të zbardhë të vërteten e vdekjes së tij.

Ende nuk i hiqen nga koka fjalët e mjekes në QKUK, e cila i kishte thënë se Jetoni ishte sjellë me vonesë për t’u trajtuar.

Dyshimi kryesor që s’po e lë të qetë Kumrijen është fakti se janë ngritur hipoteza se Jetoni nuk vdiq si pasojë e rrëzimit nga vetura, por se atë e goditën shokët e tij. Këtë dyshim e mbështetë në faktin se mjekët në Klinë, të cilët i dhanë ndihmën e parë, nuk e kishin pranuar arsyetimin e rrëzimit.

Dyshimet e nënë Kumrijes morën sigurinë e plotë nga një ekspertizë mjekoligjore.

Pesë muaj pas natës kritike, Instituti për Mjekësi Ligjore konkludoi që “vdekja e të ndjerit është vdekje e dhunshme dhe ka ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes…”.

Kjo rriti dyshimet e Kumrijes, nga ku ajo nuk reshti duke kërkuar në polici drejtësi për të birin.

E këta të fundit, sipas saj, ishin bezdisur nga kjo gjë.

Kumrija ndihet e vetme në luftë për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së të birit.

Tash dyshon në çdokënd që ka pasur të bëjë me rastin e djalit të saj, duke filluar nga policët e deri te prokurorët, kjo pasi, sipas saj, vetëm tash, pas 9 muajsh, kanë nisur të intervistohen dëshmitarët.

Duke qenë se vendi ku i biri u vra gjendet shumë afër shtëpisë, Kumrija e vizitonte shpesh atë.

7 muaj pas ditës kritike, pak metra larg vendit ku u tha se iu rrëzua djali, ajo gjeti dy shufra metalike, me të cilat dyshon se iu vra djali. Këto prova ia ka dërguar prokurorisë për ekzaminim.

Përveç raportit të ekspertizës dhe fakteve të tjera të gjetura në terren, Kumrija kujton edhe fjalët e thëna nga dëshmitarët gjatë kohës sa Jetoni ishte ende në spital.

Sipas pretendimit të saj, Behar Temaj, që ishte njëri nga katër shokët, me të cilët ishte Jetoni natën kritike, i cili njëkohësisht është edhe kushëri i afërt i tyre, i kishte thënë Kumrijes se djali i saj mund ta ketë pësuar për fajin e tij.

Rastin Kumrija, thotë se është munduar të kamuflohej nga babai i dy shokëve të Jetonit që gjendeshin me të atë natë, Gëzim Temaj.

Sipas saj, Gëzimi nuk e kishte lënë me aq. Ajo pretendon se e kishte kanosur duke e ndjekur me veturë, për çka Kumrija ka hapur rast në Policinë e Pejës.

Se Gëzimi është i përfshirë në kamuflimin e rastit të vdekjes së të birit të saj, Kumrija thotë se e vërtetojnë edhe dëshmitë e një familjeje rome, e cila jeton përballë vendit ku ndodhi ky incident.

Ukë Zykolli, i cili po kthehej nga puna atë natë, pretendon të ketë parë gjithë ngjarjen.

Për çka Kumrija thotë se Ukë Zykolli i kishte treguar asaj se Gëzim Temaj, që është babai i dy prej djemve që ndodheshin me Jetonin në natën kritike, i kishte ofruar para atij në mënyrë kërcënuese, për të heshtur rastin.

Previous Post

Gashi: Kurti, më i dobëti në historinë e re të Kosovës

Next Post

Noizy ka dy fjalë për Xhulin?!

Related Posts

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit
Ballina

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

Nga Rilindja
March 20, 2023
Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës
Ballina

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Nga Rilindja
March 20, 2023
Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”
Të fundit

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Nga Rilindja
March 20, 2023
Haziri njofton se do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan
Lajme

Haziri: Albin Kurti e solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Nga Rilindja
March 20, 2023
Produksioni ia fut kot, Dea Mishel vazhdon qëndrimin në shtëpi
Të fundit

Deklarata e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet – merr vendimin e papritur blogerja në BBVA

Nga Rilindja
March 20, 2023
Next Post
A është Noizy mashkulli që Xhulin po e pret jashtë BigBrother-it?

Noizy ka dy fjalë për Xhulin?!

Lajmet e funfdit

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme...

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Veton Surroi ishte i preferuari i “Kasapit të Balkanit”, Sllobodan Millosheviqit për postin e kryeministrit të Kosovës. Ai bënte zgjedhje...

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja, duket se po gjen kohë për të përcjellë edhe “Big Brother Vip Albania”, derisa...

Haziri njofton se do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan

Haziri: Albin Kurti e solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Lutfi Haziri nga LDK-ja thotë se marrëveshja në Ohër do t’i përngjajë marrëveshjes së Prespës për Maqedoninë Veriore. Haziri përmes...

Produksioni ia fut kot, Dea Mishel vazhdon qëndrimin në shtëpi

Deklarata e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet – merr vendimin e papritur blogerja në BBVA

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Dea Mishel ka folur ditën e sotme mbi një çështje të cilën vetë banorja e BBV e ka konsideruar delikate...

Kompania e ujësjellsit ‘Prishtina’ del me një njoftim të pazakontë

Kompania e ujësjellsit ‘Prishtina’ del me një njoftim të pazakontë

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Një njoftim i pazakontë ka ardhur nga kompania e ujësjellësit KRU Prishtina. Njoftimi është i shkruar me dorë në një...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

March 20, 2023
Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

March 20, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company