RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Në Serbi thonë se amerikanët u kanë premtuar që themelimi i Asociacionit nis në janar

Rilindja Nga Rilindja
23/01/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:2min read
0
Në Serbi thonë se amerikanët u kanë premtuar që themelimi i Asociacionit nis në janar
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar për mediat serbe se tashmë kanë garanci ndërkombëtare që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të fillojë në janar.

Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të muajit, në Serbi besojnë se do jetësohet ky zotim, sepse garancinë e kanë marrë nga amerikanët.

“ Premtimi i vetëm i rëndësishëm është ai i SHBA-së, që nënkupton fillimin e formimit të Asociacionit në janar”, deklaroi Brnabiç.

Në këtë drejtim, por pa përmendur premtime, ka argumentuar edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, i cili pjesë të punës e ka edhe Ballkanin Perëndimor.

Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës, bërë pas vizitave që pati në Prishtinë e Beograd, the se sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Albin Kurti s’ka nevojë që të pajtohet fare, sepse tashmë ata kanë pajtimin e Kosovës për këtë çështje.

“Kurti s’ka nevojë të pajtohet, është pajtuar Kosova tashmë”, deklaroi ai.

“Një person dhe një palë s’mund të tërhiqet nga obligimi”, tha Escobar si rikujtim se Kosova për themelimin e Asociacionit ka marrë obligimin qysh në vitin 2013 kur nënshkroi marrëveshje në Bruksel.

“Nuk është një obligim për të cilin duhet të arrihet pajtim, është një obligim tashmë ekzistues. Prandaj, nuk na duhet që ai (Kurti) të pajtohet, Kosova veçse është pajtuar, si qeveri, si shtet. Në këtë pikë jemi, nuk është pyetje se a pajtohet ai apo jo, pyetja është se si ta implementojmë”, përfundoi Escobar.

Përafërsisht të njëjtën frazë ka thënë kohë më parë edhe Christopher Hill, ambasadori i SHBA-ve në Serbi kur në një intervistë për media serbe deklaroi se që Asociacioni do të themelohet nuk vihet në diskutim, por çështja është të gjendet një modalitet që pas themelimit të jetë funksional.

Në anën tjetër, Kurti akoma publikisht nuk e ka pranuar që është pajtuar për themelimin e Asociacionit.

Gjithsesi, kohëve të fundit është vërejtur një gjuhë më e butë në këtë drejtim.

Derisa më parë thoshte se nuk do të lejojë kurrfarë formimi të Asociacionit, madje thoshte se atë do ta ndalonte edhe nga opozita, tani deklaron se pranojë ta diskutojë, por vetëm nëse është pjesë e marrëveshjes së përgjithshme për normalizim raportesh.

Por, në Serbi as nuk duan të futen në bisedime për marrëveshje të reja, po u realizuar ato të vjetrat, rrjedhimisht pa u formuar Asociacioni.

Shumëçka do të kuptohet deri në përfundim të janarit, kur pas vizitës së pesë top-diplomatëve evropiano-ameriakën pritet edhe organizimi i një takimi në Bruksel në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it.

Previous Post

Reshje shiu sot, mund të vështirësohet situata në zonat e përmbytura

Next Post

Çka i ndodh trurit nëse hiqni dorë nga përdorimi i telefonit

Related Posts

Shota Baraliu: Kam parë ëndërr duke u martuar me Ronaldon
Të fundit

Shota: “Më shpejt e ka zënë Atdheu Xhulin se unë parkingun para banesës”

Nga Rilindja
January 29, 2023
Cilat janë 11 llojet e depresionit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre
Në fokus

A ekzistojnë njerëz që nuk kanë ndjenja?

Nga Rilindja
January 29, 2023
Super-teleskopi i NASA-s sjell foto të reja mahnitëse nga gjithësia
Në fokus

Keni menduar të shihni 3 miliardë yje? Astronomët publikojnë hartën galaktike të zmadhuar

Nga Rilindja
January 29, 2023
Toka po rrotullohet më shpejt, regjistrohet dita më e shkurtër në dekada
Në fokus

“Nostradamusi i ri” pretendon se këtë vit do të fillojë Lufta e Tretë Botërore

Nga Rilindja
January 29, 2023
Ushqimet më të mira me të cilat mund ta nisni ditën
Në fokus

Ushqimet e duhura që ju duhen për të shmangur ftohjen

Nga Rilindja
January 29, 2023
Next Post
Çka i ndodh trurit nëse hiqni dorë nga përdorimi i telefonit

Çka i ndodh trurit nëse hiqni dorë nga përdorimi i telefonit

Lajmet e funfdit

Shota Baraliu: Kam parë ëndërr duke u martuar me Ronaldon

Shota: “Më shpejt e ka zënë Atdheu Xhulin se unë parkingun para banesës”

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Deklaratat thumbuese të Shotës ndaj Xhulit nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme ishte e ftuar në “Big Talk” ku...

Cilat janë 11 llojet e depresionit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre

A ekzistojnë njerëz që nuk kanë ndjenja?

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Ka njerëz që janë të ftohtë dhe nuk kanë ndjeshmëri, ndaj është e lehtë të mendosh se nuk kanë ndjenja....

Super-teleskopi i NASA-s sjell foto të reja mahnitëse nga gjithësia

Keni menduar të shihni 3 miliardë yje? Astronomët publikojnë hartën galaktike të zmadhuar

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Astronomët kanë publikuar një nga informacionet më të mëdha ndonjëherë të të dhënave të Rrugës së Qumështit, duke kataloguar në...

Toka po rrotullohet më shpejt, regjistrohet dita më e shkurtër në dekada

“Nostradamusi i ri” pretendon se këtë vit do të fillojë Lufta e Tretë Botërore

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

“Nostradamusi i ri” ka bërë një pretendim të frikshëm se një aksident aeroplani do të ndezë Luftën e Tretë Botërore...

Ushqimet më të mira me të cilat mund ta nisni ditën

Ushqimet e duhura që ju duhen për të shmangur ftohjen

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren. Edhe pse ftohja është më shumë diçka e...

Sonte priten reshje bore, ky është moti për pesë ditë

Moti për 5 ditë në Kosovë: Priten kushte edhe për reshje bore

Nga Rilindja
January 29, 2023
0

Mot i ftohtë ditëve të para të shkurtit, priten kushte edhe për reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”. 29.01.2023 – Në...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Shota Baraliu: Kam parë ëndërr duke u martuar me Ronaldon

Shota: “Më shpejt e ka zënë Atdheu Xhulin se unë parkingun para banesës”

January 29, 2023
Cilat janë 11 llojet e depresionit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre

A ekzistojnë njerëz që nuk kanë ndjenja?

January 29, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company