RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Ministrja e Arsimit i dërgon në Prokurori dhe në Gjykatën për Kundërvajtje shkeljet e kolegjeve private

Gazeta Rilindja Nga Gazeta Rilindja
16/09/2022
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Ministrja e Arsimit i dërgon në Prokurori dhe në Gjykatën për Kundërvajtje shkeljet e kolegjeve private
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i ka dërguar në Prokurori dhe në Gjykatën për Kundërvajtje të gjitha shkeljet e evidentuara nëpër kolegje private që kishin të bëjnë me ushtrim të veprimtarisë pa pasur licencë të lëshuar nga MASHT, pa akreditime të programeve, me regjistrim të studentëve nëpër programe të pezulluara.

“E gjetur tjetër është së në shumë raste kanë regjistruar më shumë studentë se sa kuota e lejuar. Të gjitha këto shkelje janë adresuar në organet kompetente, Prokurori dhe në Gjykatën për Kundërvajtje”, ka thënë Nagavci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këto të dhëna Nagavci i ka dhënë të premten në seancën plenare të Kuvendit të Kosovën, në kohën e paraparë për pyetje të deputetëve, ku pyetjet për temën e kolegjeve private e ka bërë deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka.

Uka ka kërkuar përgjigje nga ministrja Nagavci në lidhje me studentët e disa institucioneve private të cilët nuk ishin regjistruar në librin amëz, dhe si rrjedhojë ata kishin humbur mundësinë për të studiuar në nivele të tjera të mëtejme.

Uka ka kërkuar informacione nëse është ndërmarrë ndonjë masë ndëshkimi për këto raste për shkeljet e evidentuara nga bartësit e arsimit të lartë privat.

Ministrja Nagavci tha se për këtë rast është themeluar një komision në mënyrë që të gjithë studentët që padrejtësisht janë dëmtuar nga veprimet jo të mira qoftë të bartësve të institucioneve të arsimit të lartë apo edhe atyre që kanë qenë në vendimmarrje në MAShTI, të mos dëmtohen nga kjo.

Ajo ka thënë se janë mbajtur 15 takime, ku janë shqyrtuar 15 000 raste, në më shumë se 10 mijë studentë tashmë i kanë të njohura diplomat e tyre.

Nagavci ka thënë se tek shkeljet, Inspektoriati i Arsimit i ka realizuar 31 inspektime në 24 institucioneve bartëse të arsimit të lartë, të gjeturat të cilat janë adresuar tek organet e drejtësisë.

Ndërkohë, në seancën plenare për Sesionin Vjeshtor, në pikën e tretë të rendit të ditës për pyetjet parlamentare, u parashtruan nëntë pyetje ndaj pesë anëtarëve të Qeverisë. Vetëm Nagavci është përgjigjur në dy pyetje parlamentare, katër ministrat e tjerë munguan në seancë.

Deputetja Arjeta Fejza kërkoi nga ministrja Nagavci që të deklarohet se cilat janë masat që do të ndërmerren nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik në sektorin e arsimit.

Ministrja tha në bazë të informacioneve të deritanishme, Ministria është munduar ta adresojë dhe ta shmangë konfliktin e interesit në rastet kur kanë pasur të bëjmë me zyrtarët e MASHT-it.

Ajo tha se është finalizuar Rregullorja për Shmangien nga konflikti i interesit e cila ka qenë në dëgjim publik e cila shumë shpejt do të miratohet.

Katër ministra të Qeverisë nuk kanë qenë prezentë për t’u përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Tre pyetje u parashtruan ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, dy pyetje u parashtruan ndaj Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, një pyetje u parashtrua ndaj Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe një pyetje u parashtrua ndaj Ministres së Drejtësisë, por të cilë/at nuk ishin të pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Sipas Rregullores së Kuvendit, në rastet kur anëtari i Qeverisë nuk mund të jetë i pranishëm gjatë parashtrimit të pyetjeve, ai e njofton Kryetarin e Kuvendit për mungesën e tij/saj. Këto njoftime nuk u bënë publike gjatë kësaj pike të rendit të ditës.

Rregullorja po ashtu ka paraparë që në rastet kur ka mungesë pa arsye të anëtarit të qeverisë, këtij të fundit t’i “tërhiqet vërejtja publikisht nga kryesuesi i seancës për qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit dhe deputetit.” Vërejtje të tilla nuk u bënë nga Kryetari i Kuvendit.

Në lidhje me mosveprimin e Kryetarit, Instituti i Kosovës për Drejtësi, pas përfundimit të kësaj pike i është drejtuar me shkrim Kryetarit lidhje me atë se a është njoftuar paraprakisht me shkrim se ministrat e lartëcekur do të mungojnë në seancë dhe a e kanë bërë këtë konform Rregullores dhe nëse ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, pse nuk i’u është tërheqë vërejtja publike për qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit dhe deputetit.

Deri më tani përgjigje të tilla nuk kanë ardhur në drejtim të monitoruesve të IKD-së.

Previous Post

Drejtori i një shkolle në Podujevë u bën presion mësimdhënësve ta thyejnë grevën

Next Post

Jep dorëheqje drejtori në detyrë i Spitalit të Ferizajt, Isa Berisha

Related Posts

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij
Ballina

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar
Ballina

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës
Ballina

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it
Ballina

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Lajmet e funfdit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Vjosa Osmani në mbledhjen komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, i ka ndarë urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”. “Jemi...

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Policia e Kosovës, ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë, të njërit prej sulmuesve terrorist të vrarë dje,...

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe...

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Kanë rrjedhur në rrjetet sociale armët e konfiskuara gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, të cilat i posedonte...

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri Prokurori special i rastit të veriut, Naim Abazi, ka njoftuar se është...

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe sulmit nga një grup terrorist, i përbërë prej rreth 30 vetave,...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

September 25, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company