“Me Serbinë nuk bën qasje neutrale.”, ka shkruar koordinatorja e Komitetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga xhandarmëria serbe.
“Me Serbinë nuk bën qasje neutrale. Asgjë nuk ka ndërruar ende. Ata janë të njëjtët”, tha Mihali.
Për rrëmbimin e policëve të Kosovës, Policia e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thanë se ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës, për dallim nga pretendimi i Serbisë që deklaruan se një gjë e tillë ka ndodhur brenda territorit të Serbisë.
Fillimisht lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës përmes një komunikate për media
“Në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues”, njoftoi policia e Kosovës.