Ermiona Lekbello është banorja e radhës që ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip Albania.




Vendimi është marrë nga Big Brother pas debateve që kanë ardhur në lidhje me “gjyqin” që iu bë Luizit mbrëmjen e djeshme për situatën e krijuar me Kiarën gjatë lojës së dhënë nga vetë produksioni.




Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve prandaj edhe është përjashtuar menjëherë. Si duket shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës dhe Maestros.