RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Lumturia në punë varet shumë nga shefi

Rilindja Nga Rilindja
20/05/2023
in Në fokus, Të fundit, Të tjera
Koha e Leximit:3min read
0
Lumturia në punë varet shumë nga shefi
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica prej nesh kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në punë. Në fakt, studimet tregojnë se mesatarisht një person shpenzon rreth 45 orë në javë në zyrë.

Edhe kur jemi jashtë orarit, shumë prej nesh ende nuk largohen nga puna. Falë smartphone-ave, është i lehtë kalimi i mbrëmjeve dhe fundjavave duke kontrolluar email-et apo përgjigjet e thirrjeve telefonike. Pra, me kaq shumë përkushtim të jetës tonë në punë, duket se më shumë se kurrë punët tona na bëjnë të lumtur. Por, ashtu si në jetën e përditshme, receta për lumturinë nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar.

Mikkel Hundborg, konsulent në Institutin e Kërkimeve për Kënaqësinë në Punë, me bazë në Danimarkë ka zbuluar çfarë mund të na bëjë të lumtur në punë. Ata specializohen për të ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe të plotësuar në punë.

Pra, çfarë na bën ne në të vërtetë të lumtur?

“Ka një gjë që qëndron mbi çdo gjë tjetër, kur bëhet fjala për t’i bërë njerëzit të lumtur në punë – dhe kjo është të paturit një qëllim”, thotë Mikkel. “Kjo nuk do të thotë vetëm gjetja e një qëllimi të lartë, të tilla si shpëtimi i planetit apo ndihma e njerëzve në nevojë.”

“Këto lloj gjëra janë të rëndësishme, sigurisht. Por edhe më e rëndësishme është që të ketë një qëllim personal, të brendshëm. Kjo me të vërtetë drejton lumturinë në punë.”

Por si mund të krijosh një ndjenjë qëllimi?

Për Mikkel, kjo ka të bëjë me të qenit në rolin e duhur dhe të bërit një punë, në të cilën ju jeni të aftë. “Qëllimi është krijuar kur ju jeni krenarë për punën tuaj dhe ndiheni se jeni një pjesë e rëndësishme dhe e nevojshme e kompanisë.”

“Pasi të keni qëllimin, ju keni themelin për lumturinë në punë”.

Mikkel ndihmoi në kërkimet e “Indeksi i kënaqësisë në punë (Job Satisfaction Index)” në partneritet me “Happiness Research Institute”. Raporti heton atë që i bën të lumtur njerëzit në punë.

Hulumtimi që bëmë vuri së bashku raportin dhe na tregoi se faktori i dytë më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për t’u ndjerë i lumtur në punë është ajo që ne e quajmë “zotërim”,” shton Mikkel.

“Mjeshtëria ka të bëjë me t’u ndjerit element thelbësor në rolin tuaj – por edhe se ju keni mësuar dhe jeni zhvilluar. Është e lidhur ngushtë me ndjenjën se ka një përputhje mes detyrave, me të cilat punoni dhe talenteve tuaja.”

Përbërësi i tretë në recetën e Mikkel për lumturinë për punë është lidershipi.

“Lumturia jonë në punë është e lidhur direkt me marrëdhëniet tona me njerëzit apo personin që na udhëheq”, thotë Mikkel.

“Është e domosdoshme që ne t’u besojmë shefave tanë dhe të shkojmë mirë me ta.”

Ndërsa gjëra të tilla si udhëheqja e mirë kanë treguar se bëjnë ndryshim drejt lumturisë në punë, por ka dhe gjëra që disa shefa mendojnë se bëjnë një ndryshim – por në të vërtetë ndodh e kundërta.

“Një bonus, një rritje në detyrë apo një event social mund t’i japin punonjësit një nxitje afat-shkurtër, por kjo nuk do ketë ndonjë ndikim të vërtetë në lumturinë, sepse kjo nuk iu ndalon nga stresi dhe nuk do e bëjë punën që ju keni më kuptimplotë,” thotë ai.

Duket sikur gjërat që janë të nevojshme për të na bërë të lumtur në punë janë shumë të ngjashme me ato që na bëjnë të lumtur si qenie njerëzore: besimi, drejtësia, mirënjohja, qëllimi dhe marrëdhëniet e mira.

Ndoshta është koha për të ndaluar së menduari në lidhje me rritjen e ardhshme të pagës dhe të filloni të mendoni për të shtuar kuptimin e roleve tuaja dhe të njihni më mirë kolegët tuaj.

Previous Post

Pamja fizike nuk ka rëndësi, këto tipare të një burri i pëlqejnë të gjitha grave

Next Post

Shifra marramendëse! Nuk do ta besoni sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në ‘Instagram’

Related Posts

Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve
Ballina

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Nga Rilindja
May 30, 2023
Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre
Sport

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Nga Rilindja
May 30, 2023
NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri
Ballina

NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri

Nga Rilindja
May 30, 2023
Pacolli: Kemi hyrë në një etapë delikate për Kosovën, koha për ta treguar gjoksin ka përfunduar
Ballina

Pacolli për situatën në Veri: Kurti dështoi në diplomaci, Kosova do paguajë faturën

Nga Rilindja
May 30, 2023
Stresi në lidhje të re dashurie, kapet mat
Të fundit

Situata në Veri, reagon Stresi: Le t’vin k**vat se gati na kanë…

Nga Rilindja
May 30, 2023
Next Post
Getinjo për Luizin: Fenomeni i Shqipërisë

Shifra marramendëse! Nuk do ta besoni sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në ‘Instagram’

Lajmet e funfdit

Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja...

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e...

NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri

NATO sjellë trupa shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

NATO ka dislokuar forca të reja në Kosovë në përgjigje të tensioneve të fundit dhe pas lëndimit të 30 pjesëtarëve...

Pacolli: Kemi hyrë në një etapë delikate për Kosovën, koha për ta treguar gjoksin ka përfunduar

Pacolli për situatën në Veri: Kurti dështoi në diplomaci, Kosova do paguajë faturën

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli duke folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës u shpreh i zhgënjyer nga...

Stresi në lidhje të re dashurie, kapet mat

Situata në Veri, reagon Stresi: Le t’vin k**vat se gati na kanë…

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar, Stresi. Duke publikuar një fotografi...

Tuna pa të brendshme në plazhet e Zanzibarit

“Me mua në të kuqen”, Tuna ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat e reja

Nga Rilindja
May 30, 2023
0

Këngëtarja e njohur shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna, është mjaft aktive në muzikë që pas rikthimit të saj. Bashkëpunimi i...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Ambasadori Hovenier: Duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të zhdukurve

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

May 30, 2023
Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre

May 30, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company