RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

“Loja” e Fondit për Efiçiencë të Energjisë me kosovarët

Rilindja Nga Rilindja
22/08/2023
in Ballina, Ekonomi, Të fundit
Koha e Leximit:4min read
0
“Loja” e Fondit për Efiçiencë të Energjisë me kosovarët
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ende pa kaluar mirë as një e treta e kohës së paraparë dhe të shpallur publikisht për aplikimin për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, është bërë mbyllja, me pretekstin se paskan konkurruar tashmë 2 mijë e sa veta. Pse u cenua brutalisht e drejta e konkurrencës nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, duke privuar nga kjo e drejtë absolutisht shumë kosovarë.

Para dy ditësh, është kumtuar dhe bërë publike njoftimi i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për mbylljen e aplikimit për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”. Praktikisht, mbyllja e këtij aplikimi, ose privimi i shumë kosovarëve (aplkimi është mbyllur në momentin kur kanë konkurruar 2 mijë veta, aq sa parashihej se do të ishin përfitues të kësaj pakoje të efiçiencës së energjisë elektrike) nga një e drejtë elementare (e drejtë për të konkurruar në një aplikim të ofruar zyrtarisht për të gjithë kosovarët dhe për t’iu nënshtruar garës së konkurrencës për masat që ka ofruar shteti për Efiçiencë të Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit) është në radhë të parë në kundërshtim me shpalljen publike të aplikimit për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, është antiligjore, antikushteturse gjithsesi.

Sepse, siç ka njoftuar vet Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, “mbyllja e parakohshme ka ndodhur për shkak se janë pranuar mbi dy mijë aplikimeve “të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”.

Është mbyllur, pra, aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, ende pa u bërë java e shpalljes publike të këtsaj thirrjeje dhe për shkakun se qenkan “pranuar mbi dy mijë aplikimeve, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme”. Është bërë mbyllja e parakohshme (shumë e parakohshme) dhe njëkohësisht privimi për shumë kosovarë që të konkurrojnë për të gëzuar benefitet e sipërpërmendura, edhe pse me rastin e shpalljes publike është parashikuar dhe është thënë se afati për të konkurruar për këto masa (lexo mjete financiare, para) është fundi i shtatorit (25 shtator).

Pra, ende pa kaluar mirë as një e treta e kohës së paraparë dhe të shpallur publikisht për këtë aplikim, është bërë mbyllja, me pretekstin se paskan konkurruar tashmë 2 mijë e sa veta. Por, misioni i shpalljeve (thirrjeve) publike (konkurseve, ankandeve etj) është në radhë të parë nënshtrim ndaj konkurrenës, e cila kësaj radhe u cenua brutalisht nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, duke privuar nga kjo e drejtë shumë kosovarë të tjerë.

Kjo lojë e këtij Fondi, që gjithsesi, duhet të jetë nën “sqetullën ‘ e ndonjë institucioni më të lartë shtetëror, është bërë publike vetëm një ditë, ose të njëjtën ditë kur është lansuar thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar. Dhe, kur kryeministri Kurti kishte njoftuar edhe një herë se “një javë më parë është lansuar thirrja e dytë e Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë për subvencionimin e qytetarëve për investimin në efiçencë të energjisë, e që është ende e hapur dhe synon t’i mbështes rreth 2 mijë qytetarë”.

Dhe, doli, saktësisht se thirrje e dytë e këtij Fondi, ose thirrja për subvencionimin e qytetarëve për investimin në efiçencë të energjisë, nuk ishte e hapur në ditën kur kryeministri tha se “është ende e hapur”. Ishte mbyllur, pra, dhe paratë e dedikuara për këtë thirrje, ka shumë gjasë të bëhen që tani, të diskutueshme, mu për shkakun e mbylljës të parakohëshme të këtij aplikimi. Sepse, me të drejtë do të pasojnë ankesat e shumta të shumë qytetarëve të zhgnjyer, të cilët që tani kanë nisur të shfaqin mosbesimin e tyre ndaj këtij vendimi të Fondit. Dhe, me të drejtë. Si është e mundur që paratë e dedikuara për këto masa, të përcaktohën nga Fondi për të shkuar në duartë e 2 mijë vetave, të treguar “të shpejtë, të shkathtë në mbushjën dhe sigurimin e dokumentacionit” Brenda më pak se një jave. Shtrohet edhe pyetja tjetër nga të dëshpruarit: “Mos u ndihmuan ata për të konkurruar shpejtë dhe brenda më pak se një jave nga “emisarë e sekserë” të ndryshëm të sugjeruar nga zyratrët e këtij Fondi.

Në këtë mënyrë, me privimin e shumicës për të qenë të barabartë në konkurrencën për të fituar para për efiçencë në energji, dali vetëm fraza, fjalët e kryeministri Kurti, të deklaruara në ditën e thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar. “Fokusi ynë nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, ne paralelisht jemi duke bërë punë edhe në rritjen e efiçencës së energjisë. E kjo nuk është veç ulje e konsumit, efiçrenca e energjisë përveç që ndikon në uljen e kostos financiare për familjet dhe ekonominë tonë, ajo gjithashtu ndikon në reduktimit e emetimit të gazrave dhe uljen e importit të energjisë elektrike, pra mjedis më të shëndetshëm për të gjithë dhe kursim të buxhetit të shtetit që është i të gjithëve. Këtë qëllim e ndajmë me miqtë dhe partnerët tanë të cilët kanë ndarë 75 milionë euro për Republikën e Kosovës, në përballje me pasojat me pasojat e krizës energjetike evropiane. Kjo pako ka vlerën më të lartë për kokë banori në rajon”, tha Kurti me këtë rast. Por, në këtë mënyrë, me përzgjedhje kaq “ të hapur” të përfituesve vështirë se do ta ketë kjo pako vlerën më të lartë për kokë banori në rajon

Previous Post

Krejt çka dihet për anulimin e tenderit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës 1 deri 5

Next Post

Naftë në Shpirag/ Rama: Ky zbulim, i kryer në 6.1km në thellësi të tokës

Related Posts

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje
Ballina

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit
Lajme

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së
Lajme

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri
Ballina

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX
Ballina

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
Next Post
Naftë në Shpirag/ Rama: Ky zbulim, i kryer në 6.1km në thellësi të tokës

Naftë në Shpirag/ Rama: Ky zbulim, i kryer në 6.1km në thellësi të tokës

Lajmet e funfdit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”, i...

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Sot, mbledhja e Kuvendit komunal në Gjilan ka nisur me zhurmë e debat. Një përplasje ka ndodhur edhe mes shefit...

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
0

Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë. Kompania që është në...

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
0

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar...

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK...

Horoskopi ditor, 25 nëntor 2021

Horoskopi për ditën sotme, e martë 12 shtator

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Dashi Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

September 18, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company