Kosova dhe Rumania po përballen në kuadër të xhiros së tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë
Ndeshjen mund ta ndiqni në Klan Kosova dhe në portalin Klankosova.tv. për gjitha të rejat.
LIVE: Kosova – Rumania 0-0
60′ Një orë lojë ka kaluar në stadiumin “Fadil Vorri”. Rezultati vazhdon të jetë i njëjtë pa gola. Kosova po e rrezikon tërë kohën portën e Rumanisë, me Mërgim Vojvodën që e pati rastin më të mirë në ndeshje.
58′ Mërgim Vojvoda në një solo aksion dribloi dy lojtarë të Rumanisë, por në fund nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
46′ Ka filluar pjesa e dytë në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë, pa ndonjë ndryshim.
45‘ Kosova ka barazuar pa gola me Rumaninë në pjesën e parë. Dardanët ishin që rrezikuan më shumë portën e rumunëve. Ishte Florent Muslija që tentoi dy herë dhe Bersant Celina një herë tjetër.
28′ Pas 28 minutave vjen goditja e parë për Kosovën në portë. Bersant Celina tentoi me një gjuajtje të fortë, por që topi përfundoi mbi portë.
15′ Ka kaluar një çerek orë lojë nga fillimi i ndeshjes, teksa nuk është shënuar akoma ndonjë rast i mirë. Dy skuadrat pjesën më të madhe të këtyre minutave janë duke e kaluar në mes të fushës.
1’ fillon ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë, ndeshje që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
20:00 – Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë luhet siç është planifikuar
Kosova dhe Rumania do të përballen në xhiron e tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Por ishte e paqartë nëse ndeshja do të zhvillohej pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Por siç shkruan drejtori i futbollit në Artmotion, takimi do të luhet siç është planifikuar.
“Vendimi aktual, ndeshja luhet siç është planifikuar, është bërë punë e madhe nga mirëmbajtësit e fushës për të larguar ujin nga fusha, shkroi Sadiku.
19:25 – Rumunët dalin ta testojnë stadiumin
Kombëtarja e Rumanisë ka dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, për ta testuar një orë para fillimit të lojës.
Ndërkohë, kombëtarja e Kosovës ka arritur pak më herët në stadium.