Ohri, ky qytet turistik i Maqedonisë së Veriut sot do të jetë vendtakim i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), ndërkaq i pranishëm do të jetë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gabriel Escobar.
Po ashtu, në rezidencën në Ohër ku do të mbahet takimi në orët e mëngjesit janë parë duke biseduar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Bislimi është parë duke biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.
Ndryshe, sot në ora 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të nisin takimet.