Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimet me partitë opozitare janë zhvilluar për t’i informuar për takimin e 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se arsyeja e takimeve me opozitën ishte që ata t’i informonte edhe personalisht për marrëveshjen që informatat mbi këtë proces mos t’i marrin vetëm në media apo Parlament.
“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare dhe unë takova PDK-në dhe LDK-në dhe AAK’në dhe i informova për procesin, për pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar . Ata shpjeguan pozicionet e tyre e tyre partiake, pra është gjithçka përgatitje e takimit të 18 marsit. Është gjithashtu e rëndësishme që ta dëgjojnë nga unë ata dhe jo vetëm nga mediet ose parlamenti. Dhe për mua takimet e kanë përmbushur qëllimin”, thotë Lajçak