RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Kurti: Uniforma e FSK-së e ka prejardhjen nga Adem Jashari

Rilindja Nga Rilindja
05/03/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:2min read
0
Kurti: Uniforma e FSK-së e ka prejardhjen nga Adem Jashari
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se që nga 5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1999, kur UÇK shënoi 1 vjetorin e rezistencës së familjes Jashari, Ushtria e Kosovës ka pasur rol qendror në përkujtimin e ngjarjeve të këtyre datave.

“Që nga marsi i vitit 1999, teksa ende ishte kohë luftë, kur trupa artistike ushtarake e Hamëz Jasharit, e përbërë nga akterë dhe ushtarë që me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënuan 1 vjetorin e rezistencës së familjes Jashari, Ushtria e Kosovës ka pasur rol qendror në përkujtimin e ngjarjeve të 5,6 dhe 7 marsit të 1998 në Prekaz”, tha Kurti.

Ai përmendi komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari ku tha se tërë jetën ia ka kushtuar përgatitjes për luftën e Kosovës për çlirim.

“Në këtë 25 vjetor të Epopesë së UCK-së le të kujtojmë fillet e kësaj traditë përkujtimore të nisur më 5, 6 dhe 7 mars 1999 ku ushtarët e UÇK-së thanë për herë të parë Ai është gjallë. Ato ditë ishte ende koha e luftës, për të cilën Adem Jashari ishte përgatitur tërë jetën dhe asaj luftë që ai ia kushtoi tërë jetën. Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot dhe veçanërisht tek ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është kështu sepse origjina e Ushtrisë së Kosovës duhet kërkuar në fund të viteve 80 atëherë kur Ademi nisi të fliste me shokët, për nevojën që kishte Kosova për të patur ushtrinë, andaj sot ne e përmbushim edhe vizionin e atëhershëm të Adem Jasharit për Ushtrinë e Kosovës teksa e ndihmojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila është në proces të transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti iu drejtua ushtarëve duke iu thënë se sa herë që ata e veshin uniformën, ta dinë se është uniformë me prejardhje nga Adem Jashari.

“Për më tepër që e tëra kjo po ndodhë në këtë ceremoni përkujtimore të 25-vjetorit të rënies heroike të Adem Jasharit, në kazermën qendrore të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që mban emrin Kazerma “Adem Jashari”. Prandaj, ju ushtare dhe ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sa herë që e veshni uniformën tuaj, mos harroni që po e mbani një uniformë të prejardhur nga uniforma e Adem Jasharit, Kryekomandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti.

Previous Post

“Duhesh me pranu faktin që ndryshojnë votimet”, përplasen Stresi dhe Juliana

Next Post

Trondit Artan Hoxha: Sali Berisha ka tentuar të marrë peng Ilir Metën

Related Posts

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit
Ballina

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

Nga Rilindja
March 20, 2023
Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës
Ballina

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Nga Rilindja
March 20, 2023
Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”
Të fundit

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Nga Rilindja
March 20, 2023
Haziri njofton se do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan
Lajme

Haziri: Albin Kurti e solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Nga Rilindja
March 20, 2023
Produksioni ia fut kot, Dea Mishel vazhdon qëndrimin në shtëpi
Të fundit

Deklarata e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet – merr vendimin e papritur blogerja në BBVA

Nga Rilindja
March 20, 2023
Next Post
Trondit Artan Hoxha: Sali Berisha ka tentuar të marrë peng Ilir Metën

Trondit Artan Hoxha: Sali Berisha ka tentuar të marrë peng Ilir Metën

Lajmet e funfdit

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme...

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Veton Surroi ishte i preferuari i “Kasapit të Balkanit”, Sllobodan Millosheviqit për postin e kryeministrit të Kosovës. Ai bënte zgjedhje...

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Armando Broja surprizon Luizin në shtëpinë e “Big Brother”

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja, duket se po gjen kohë për të përcjellë edhe “Big Brother Vip Albania”, derisa...

Haziri njofton se do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan

Haziri: Albin Kurti e solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Lutfi Haziri nga LDK-ja thotë se marrëveshja në Ohër do t’i përngjajë marrëveshjes së Prespës për Maqedoninë Veriore. Haziri përmes...

Produksioni ia fut kot, Dea Mishel vazhdon qëndrimin në shtëpi

Deklarata e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet – merr vendimin e papritur blogerja në BBVA

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Dea Mishel ka folur ditën e sotme mbi një çështje të cilën vetë banorja e BBV e ka konsideruar delikate...

Kompania e ujësjellsit ‘Prishtina’ del me një njoftim të pazakontë

Kompania e ujësjellsit ‘Prishtina’ del me një njoftim të pazakontë

Nga Rilindja
March 20, 2023
0

Një njoftim i pazakontë ka ardhur nga kompania e ujësjellësit KRU Prishtina. Njoftimi është i shkruar me dorë në një...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Sulmet kibernetike, Thesari i SHBA-ve sanksionon 10 individë e 2 entitete të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive

March 20, 2023
Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

Millosheviqi kishte propozuar Surroin për kryeministër të Kosovës

March 20, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company