RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

KQZ merr vendimin, nuk regjistron PD në zgjedhjet e 14 majit

Rilindja Nga Rilindja
14/03/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
KQZ merr vendimin, nuk regjistron PD në zgjedhjet e 14 majit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur se PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, për shkak se nuk plotëson dokumentacionin.

” Në kushtet kur deklarata nuk është nënshkruar nga kryetari i partisë, apo ai që i ushtron ligjërisht atributet, kërkesa për PD nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim. PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, kjo vendimmarrje është në vlerësimin ligjor të fakteve dhe në interpretim të bazuar në ligj. Nuk ka asnjë interes politik apo tjetër veç atij të respektimit nga kushtet”, tha Celibashi.

Në mbledhjen e sotme Celibashi nënvizoi se plotësimi i dokumentacionit me nënshkrimin e deklaratës solemne nga Lulzim Basha është një kusht për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor.

“Ka vetëm një person juridik me emrin Partia Demokratike dhe në këtë seancë po shqyrtojmë kërkesën e këtij subjekti. Nga momenti që kërkuam dokumentacionin e plotësuar nga ana e PD me qëllim për të përmbushur të gjitha kushtet për regjistrim dhe meqënëse nuk ka asnjë dokument, jemi në të njëjtën situatë me seancën e shkuar. Meqë nuk kemi asnjë dokument shtesë, ne do japim shqyrtimin tonë për kërkesën e subjektit. Nuk marr fare në konsideratë konfrontimin tuaj të brendshëm, ka disa fakte të mbështetura në ligj dhe disa jo, qëndron pretendim se Lulzim Basha është kryetar i PD, nuk ka qëndruar pretendimi i zotit Berisha, ndaj mbi faktin e pakontenstueshëm pala që ka paraqitur kërkesën për regjistrim ka legjitimitetin e plotë. Në pikëpamje formale, zoti Basha ose personat e autorizuar nga ky i fundit kanë të gjithë legjitimitetin për të paraqitur kërkesën.

Por, ky autorizim sikurse kam vlerësuar më herët duhet të jetë i plotë. Dokumentacioni për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor i paraqitur nga ju ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga vetë kryetari, por rezulton e nënshkruar nga zoti Alibeaj. Në bindjen time të bazuar në ligj, deklarata është një akt që duhet nënshkruar vetëm nga kryetari i partisë. Në vlerësimin tim, nuk lë vend për interpretim tjetër. Formulimi i kësaj dispozite nuk lë vend për interpretime, paraqitja e këtij dokumenti është kusht për t’u regjistruar. Ju zoti Sefa keni pretenduar se Alibeaj ka të drejtë të nënshkruaj deklaratën solemne, por ky pretendim nuk ka bazë ligjore. Duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i partisë. Ky angazhim është përgjegjësi personale e kryetarit dhe nuk është e transferueshme tek të tjerët, ai dokument është akt ekskluziv vetëm i kryearit.

Nuk ka një përcaktim ndryshe në rastin konkret. Vetëm një përmbajtje e tillë mesa përmenda do të bëjë të mundur regjistrimin. Që prej Marsit 2022 zoti Basha ka dhënë dorëheqjen prandaj nukmund të nënshkruajë deklaratën solemne. Vetëm zoti Basha mund të përmbushë detyrimet e kodit zgjedhor, por për shkak të dorëheqjes së tij nuk i merret dot nënshkrimi i deklaratës solemne. Deklarata mund të nënshkruhet dhe nga nënkryetari, por kjo ndodh vetëm në kushtet kur kryetari ka dhënë dorëheqjen, ka ndërruar jetë apo ka humbur interesin politik. Një parti politike mund të vëndosë që për një periudhë të caktuar të drejtohet nga një organ tjetër që zëvendëson kryetarin. Ka pasur një vit kohë për të depozituar aktet në Gjykatë, vetëm kështu nënkryetari zoti Alibeaj apo kushdo tjetër t’i kishte të gjitha kompetencat e kryetarit të PD, në kushtet që nuk keni njoftuar dorëheqjen e zotit Basha, atëherë ai si nënkryetar i PD ushtron disa kompetenca të kryetarit, por nuk ushtron dot të gjitha përgjegjësitë“.

Previous Post

Abdixhiku i thotë Hovenierit se Kosovës i duhet një marrëveshje me njohje të ndërsjellë

Next Post

Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten

Related Posts

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët
Të fundit

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Nga Rilindja
April 1, 2023
Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen
Të fundit

Debati banorë-opinionistë: “Këta janë të gjithë luizator, nuk do bëjnë asgjë ndryshe!”

Nga Rilindja
April 1, 2023
Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse
Lajme

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

Nga Rilindja
April 1, 2023
Kiara e Efi kthehen në Big Brother
Të fundit

Kiara e Efi kthehen në Big Brother

Nga Rilindja
April 1, 2023
Pse ju bëhet gjuha e bardhë dhe çfarë do të thotë për shëndetin tuaj?
Lajme

Ekspertët: Mos i kafshoni apo lëpini buzët

Nga Rilindja
April 1, 2023
Next Post
Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten

Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten

Lajmet e funfdit

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Banorët janë surprizuar nga ardhja e ish banorëv të rinj. Luizi dhe Kiara janë përlotur dhe janë përqafuar me mall.

Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen

Debati banorë-opinionistë: “Këta janë të gjithë luizator, nuk do bëjnë asgjë ndryshe!”

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Pas leximit të zarfit ku u bë me dije se cilët ishin banorët më të votuar, pati një debat mes...

Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi ka qenë i ftuar në nje emision ku u bisedua veprimtari e tij politike...

Kiara e Efi kthehen në Big Brother

Kiara e Efi kthehen në Big Brother

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Pas një televotimi suprizë, televotuesit kanë pasur mubdêsi të zgjedhin se cili nga katër banorët e larguar nga shtepia me...

Pse ju bëhet gjuha e bardhë dhe çfarë do të thotë për shëndetin tuaj?

Ekspertët: Mos i kafshoni apo lëpini buzët

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Pigmentimi është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, i tillë quhet kur lëkurës i shfaqen njolla të errëta....

Rikthehen në shtëpi katër banorët më të votuar nga publiku

Rikthehen në shtëpi katër banorët më të votuar nga publiku

Nga Rilindja
April 1, 2023
0

Një televotim u hap brenda kësaj nate, ku katër nga ish banorët më të votuar nga publiku, do të kishin...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

Ish banorët rikthehen në shtëpi/ Befasohen banorët

April 1, 2023
Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen

Debati banorë-opinionistë: “Këta janë të gjithë luizator, nuk do bëjnë asgjë ndryshe!”

April 1, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company