Edhe Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të futet në objektin e komunës që udhëheq.
Dukagjini ka transmetuar pamje live ku shihet Zeqiri në zyrën e kryetarit.
Trupat të Policisë së Kosovës kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur ta shpërndajnë turmën e mbledhur për ta penguar hyrjen e kryetarit të ri.
Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.