RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja për Asociacionin është arritur shumë kohë më parë

Rilindja Nga Rilindja
26/01/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Ish-ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja për Asociacionin është arritur shumë kohë më parë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ndër të tjera ka analizuar paraqitjen dhe punën e diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd në intensifikimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Epilogu i këtyre bisedimeve duhet të jetë përfundimisht një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve të udhëhequra nga Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq.

“Mendoj se të dy duan të japin përshtypjen se janë të detyruar pa dëshirë të bien dakord për një plan që nuk është i përsosur. Dhe kështu duhet të jetë, sepse nëse do të ishte perfekt për njërën palë, tjetra do të ishte jashtëzakonisht e pakënaqur. Kështu që është më mirë që të dyja palët të jenë mesatarisht të pakënaqura”, beson Kirby.

Duke shpjeguar gatishmërinë e tij për të pranuar planin e BE-së, versioni zyrtar i të cilit ende nuk është bërë i ditur, presidenti serb Vuçiq foli për presionet ndaj të cilave Serbia mund të ekspozohet në rast të një përgjigjeje negative.

Ai më së shumti aludoi për ekonominë, por edhe për bllokimin e mundshëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Duket se Vuçiq është kthyer në një kënd, ku duhet të zgjedhë anën në të cilën dëshiron të rreshtohet: nëse do të jetë pala evropiane apo pala agresore ruse. Është sikur të ishte informuar se nëse nuk fillon të bëjë lëvizjet e duhura në lidhje me Kosovën, atëherë e ardhmja e Serbisë do të jetë pa Bashkimin Evropian”, tha Kirby.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ngadalësua veçanërisht gjatë vitit 2022, periudhë kjo e shënuar nga sulmi dhe agresioni ushtarak i Rusisë kundër fqinjit të saj të afërt, Ukrainës.

Kjo lëvizje e Rusisë, si dhe ndikimi i fortë që ruan ruan në Ballkan – veçanërisht në Serbi, bazuar në një masë të madhe në çështjen e Kosovës, padyshim se i përshpejtoi emisarët perëndimorë në përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund sa më shpejt mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të thuhet me 100% siguri se Serbia dëshiron të heqë qafe ndikimin rus. Qeveria atje përbëhet nga mbështetës të shumtë të Rusisë – le të marrim për shembull zotin Vulin. Kjo nuk është e vërtetë për zotin Vuçiq – ai duket se dëshiron të ndjekë një vijë të drejtë që duket se është më afër Rusisë. Gjithashtu, nuk mendoj se rusët do të hiqnin dorë nga Serbia kaq lehtë. Ata kanë shumë interesa që Serbia të jetë në dispozicion të tyre”, thotë Michael Kirby.

Sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për formimin e së cilit pos Serbisë po insistojnë edhe BE-ja dhe SHBA-ja, Kirby tha se realiteti nganjëherë është tejet i hidhur dhe se marrëveshja për themelimin e Asociacionit është arritur shumë kohë më parë.

“Realiteti ndonjëherë është i ashpër, por marrëveshja për Asociacionin është arritur shumë kohë më parë. Tani jemi në vitin 2023 dhe kjo marrëveshje duhet të zbatohet në një moment. Jam optimist se zbatimi mund të ndodhë me një marrëveshje me Kurtin apo ndonjë qeveri tjetër në Prishtinë”, thotë Kirby

Previous Post

Haradinaj: Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin

Next Post

Hovenier: Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që ta shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë

Related Posts

A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut
Shëndetësi

A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

Nga Rilindja
January 31, 2023
Ambasada amerikane në Kosovë publikon listën e lajmeve të rreme të publikuara nga Rusia rreth situatës në Ukrainë
Lajme

Diskutimi për Asociacionin, Arben Vitia, Arbërie Nagavci dhe Luan Dalipi në ambasadën amerikane

Nga Rilindja
January 31, 2023
Ish-ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja për Asociacionin është arritur shumë kohë më parë
Ballina

Analistët: Asociacioni të shtyhet, duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale

Nga Rilindja
January 31, 2023
Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë
Ballina

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

Nga Rilindja
January 31, 2023
Sonte priten reshje bore, ky është moti për pesë ditë
Lajme

Moti sot, ftohtë dhe fjolla bore

Nga Rilindja
January 31, 2023
Next Post
Ambasadori amerikan: Shpresojmë të zgjatet afati për targat, por vendimi është i Qeverisë së Kosovës

Hovenier: Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që ta shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë

Lajmet e funfdit

A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Pretendohet se të jetosh në stres të vazhdueshëm, edhe rreziku i zhvillimit të kancerit mund të rritet. Këtë pretendim mund...

Ambasada amerikane në Kosovë publikon listën e lajmeve të rreme të publikuara nga Rusia rreth situatës në Ukrainë

Diskutimi për Asociacionin, Arben Vitia, Arbërie Nagavci dhe Luan Dalipi në ambasadën amerikane

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Ministrat Arbërie Nagavci dhe Arben Vitia janë parë duke arritur në ambasadën amerikane për takimin për Asociacionin që do të...

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja për Asociacionin është arritur shumë kohë më parë

Analistët: Asociacioni të shtyhet, duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Derisa SHBA-ja dhe BE- ja po kërkojnë me ngulm që Kosova ta themelojë sa më parë Asociacionin e Komunave me...

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Qeveria e Kroacisë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit kroat, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën. Në reagimin e saj,...

Sonte priten reshje bore, ky është moti për pesë ditë

Moti sot, ftohtë dhe fjolla bore

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm dhe fjolla...

Kurteshi i VV-së po ngjall: Qeveria dhe qytetarët të përgatiten për çdo sulm nga Serbia

Eskalon Kurteshi i VV-së në paraqitje televizive: SHBA e di se Kurti nuk luan qo** me ta

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Sami Kurteshi i VV-së i cili shpesh herë njihet për deklarata kontraverse është deklaruar se si kreu i Qeverisë së...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

January 31, 2023
Ambasada amerikane në Kosovë publikon listën e lajmeve të rreme të publikuara nga Rusia rreth situatës në Ukrainë

Diskutimi për Asociacionin, Arben Vitia, Arbërie Nagavci dhe Luan Dalipi në ambasadën amerikane

January 31, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company