Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si një ndër pikat më kyçe të propozimit evropian, duhet që të jetë në tavolinë të diskutimeve edhe gjatë takimit të së shtunës mes Kurtit dhe Vuçiqit, në Ohër. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.




Hovenier tha se ShBA ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të ecet para me Asociacionin, pavarësisht aktivitetit të Beogradit.
Ai mendon se Asociacioni është prioritet.
“Është e vështirë të rinegociohet diçka e cila ende nuk është negociuar. Andaj, ka ende hapësirë për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe në fakt mendojmë se është prioritet dhe kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të lëvizë para me këtë, pa marrë parasysh se çfarë bën apo nuk bën Beogradi”, deklaroi Hovenier