RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Hoti: Kurti është mashtrues tipik, marrëveshja me Serbinë s’është e favorshme për Kosovën

Rilindja Nga Rilindja
01/03/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:4min read
0
Hoti: Për shkak të veprimeve të pamatura të Kurtit Asociacioni po kërkohet menjëherë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk është e favorshme për Kosovën.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se nuk e di ku i ka pasur mend kryeministri Albin Kurti apo ka qenë në ndonjë zor të madh kur është dakorduar që pa njohje reciproke të pranojë formimin e Asociacionit, të jep aranzhime të vetëqeverisjes të komunitetit serb dhe t’i jep status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sipas tij, dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së më 27 shkurt në Bruksel, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.

“ Shqetësuese është fakti që është degraduar procesi që Kosova tash është detyruar të pranojë një marrëveshje që nuk është aspekt e favorshme. Është detyruar të pranojë një marrëveshje, ku kemi marrë rrugën shumë të gjatë të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe njohjes reciproke. Nuk shihet në perspektiv se kur do të përmbyllet çështja me Serbinë. Çështjet që i kemi të hapura me Serbinë mbyllen vetëm atëherë kur ndodh njohja reciproke. Dialogu ka qenë i strukturuar, dakoduar mes të palëve dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar për njohje reciproke në qeverinë e kaluar. Tash degradon dhe jemi tek një marrëveshje që është teknike, bile edhe në ato elemente teknike ka probleme fundamentale. Janë kritikuar qeveritë e kaluara kur kanë arritur marrëveshje teknike në procesin e dialogut, të cilat kanë qenë aranzhime të përkohshme në normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve që se kanë njohur njëra-tjetrën. Pra aranzhimeve të përkohshme, ndërkohë tash ky hynë në aranzhime që të mbesin aty për vite të tëra. Këto gjëra nuk janë sot për nesër, por do t’i përcjellin popullin e Kosovës për vitet e ardhshme”, thotë ai.

Ish-kryeministri Hoti, përmend disa nene të marrëveshjes që sipas tij janë të dëmshme për vendin. Në mesin e tyre, ai thotë se është katastrofë vetëm diskutimi për çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ndërkohë vë në mëdyshje edhe termet në nenin shtatë të marrëveshjes ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb në vend, që sipas tij shkojnë përtej marrëveshjes për Asociacionin të vitit 2013 dhe asaj të parimeve më 2015.

“Këta pa njohje reciproke dakordohen ta zbatojnë marrëveshjen e Asociacionit, e cila në mënyrën si është shkruar në marrëveshje është e sigurt se shkon përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe marrëveshjes së parimeve të vitit 2015. Dakordohen që t’i japin status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Dakordohen që të diskutojnë aranzhmane vetëqeverisje të komunitetit serb në Kosovë. Unë nuk e di a i kanë pas mend me veti kur janë dakorduar për këto gjëra, apo çfarë zori kanë pasur që kanë pranuar këtë marrëveshje”, thekson Hoti.

Duke folur për Asociacion, Hoti thotë se dakordimi për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara dëshmon sa “mashtrues” është kryeministri Kurti. Ai përmend edhe raportimin e djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku mes tjerash iu referua edhe një letre që ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini i është drejtuar ish-kryeministrit Mustafa se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“A po e vëreni që këta janë mashtrues tipik. Gjatë gjithë jetës së tyre politike vetëm kanë mashtruar. Është ushtruar dhunë brenda Kuvendit, institucioneve dhe nëpër sheshet e Prishtinës, kundër kësaj marrëveshje. Është shpallur Isa Mustafa tradhtar, kryeministrat paraprak për çështjen nga më të ndryshmet. Ndërsa tash thirren në marrëveshjet që këta kanë bërë atëherë. E kanë mashtruar Kuvendit para dy-tri jave me ato gjashtë kushtet e asociacionit. Ato siç ju kemi thënë në seancë, ato mund t’ia tregojnë vetës, elektoratit dhe Këshillit të Përgjithshëm kur i mbajnë të dielën. Por jo parterëve ndërkombëtar, ndërmjetësve, pasi nuk komunikohet me ultimatume me partnerët ndërkombëtar”, deklaron Hoti.

Ndërkaq, sa i përket njohjes de-facto, ish-kryeministri thotë se atë e kanë kaluar moti dhe tash ishte mëse e rëndësishme njohja de-jure nga Serbia.

“Njohje de-facto të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë ka pasur që nga marrëveshjet e para, vitit 2013 kur janë nënshkruar marrëveshje mes dy shteteve. Kur është nënshkruar marrëveshja e vitit 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, vetëm pika në atë marrëveshje ku thuhet se statuti i Asociacionit përpara se të dekretohet nga Qeveria e merr opinionin e Gjykatës Kushtetuese, çka nënkupton kjo. Po ashtu marrëveshja për vendosjen e zyrave ndërlidhëse Prishtinë-Beograd, a është kjo njohje de-facto. Nuk është mirë që kryeministri aktual t’iu tregoj përralla njerëzve për njohjen de-facto, pasi këtë kemi kaluar moti”, shton ai.

Në anën tjetër, ai thotë se kryeministri Kurti i harroi edhe parimet nga e kaluara, kur pranoi që në pikën dy të preambulës së marrëveshjes të tejkalohet e kaluar, ani pse Serbia ende s’ka kërkuar falje dhe s’ka paguar për shpërblimet për dëmet e luftës.

“Në pikën e dytë të preambulës thuhet që duke tejkaluar të kaluarën dhe harruar atë, ndërkohë ky (Kurti) na ka qorruar sytë duke thënë se duhet me pas kërkim falje, shpërblime për dëmet e luftës, të pagjeturit dhe të tjera, kurse tash në preambulë e ka që palët pajtohen që shkojnë përtej të kaluarës dhe të shohin nga e ardhmja”, përfundon Hoti.

Të hënën, kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u takuan në Bruksel për ta diskutuar propozimin evropian. Megjithëse ndërmjetësuesi i dialogut, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se palët janë pajtuar në parim për këtë propozim, nuk pati nënshkrim të tij.

Ai tha se ai ishte i ishte i gatshëm për ta nënshkruar planin, por se për këtë nuk ishte Vuçiqi, ndërkohë, Borrell theksoi se palët janë shprehur të gatshme të diskutojnë edhe për zbatimin e planit, derisa paralajmëroi një takim tjetër në muajin mars

Previous Post

BE shtyn në ‘heshtje’ funksionalizimin e ETIAS, Kosovës i hiqen vizat më 2024

Next Post

Luizi heq dorë nga Kiara: Po zgjedh të fitoj Big Brother…

Related Posts

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës
Lajme

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Nga Rilindja
March 29, 2023
Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet
Të fundit

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

Nga Rilindja
March 29, 2023
Debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit,: Ti je kokrra e mu*it
Të fundit

Pyetja e Kristit që po “shkatërron” rrjetin: Çfarë ndryshimi ka gomari femër nga ai mashkull?

Nga Rilindja
March 29, 2023
Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse e hoqi litarin
Të fundit

Luizi rrëfen 4 sekretet e jetës së tij

Nga Rilindja
March 29, 2023
Organizohet dasmë kosovare në “BBVA”, Nita dhe Bledi janë nusja dhe dhëndri
Të fundit

“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Nga Rilindja
March 29, 2023
Next Post
Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse e hoqi litarin

Luizi heq dorë nga Kiara: Po zgjedh të fitoj Big Brother…

Lajmet e funfdit

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi bashkë me tri xhudistet kampione olimpike, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe...

Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Prezantuesja e njohur nuk e mohoi një gjë të tillë. E pyetur nga ndjekësit në Instagram përmes pyetësorit, Liberta nul...

Debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit,: Ti je kokrra e mu*it

Pyetja e Kristit që po “shkatërron” rrjetin: Çfarë ndryshimi ka gomari femër nga ai mashkull?

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Krist Aliaj, i cilësuar shpesh nga opinionistët dhe disa banorë brenda “BBV” si një nga njerëzit më “inteligjent” në atë...

Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse e hoqi litarin

Luizi rrëfen 4 sekretet e jetës së tij

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Në shtëpinë e Big Brother, banorët duhet të shkruanin sekretet e tyre dhe t’i lexonin përpara të gjithëve, ndërkohë që...

Organizohet dasmë kosovare në “BBVA”, Nita dhe Bledi janë nusja dhe dhëndri

“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, gazetari Bledi Mane “u martua” me Nita Latifin. Në shtëpi u...

Rihanna confirms pregnancy after Super Bowl show

Plaçkitet shtëpia e Rihannes

Nga Rilindja
March 29, 2023
0

Shtëpia e Rihanna-s në Los Angeles duket se është vendi më i pasigurt tani për tani. Së fundmi makina e...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

Rama pozon me tri vajzat e arta të Kosovës

March 29, 2023
Liberta: Është momenti ti mbjellin lulet

A ka qenë ndonjëherë te psikologu Liberta?

March 29, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company