Erling Haaland po rrugëton me hapa të sigurt drejt trofeut të “Këpucës së Artë”.
Sulmuesi norvegjez, me tregolëshin e realizuar ndaj Wolverhamptonit, arriti në kuotën e 25 golave në 19 ndeshje këtë edicion në Premierligë.




Kështu, sumuesi i Manchester City Haaland i ka siguruar deri tash 50 pikë pasi në ligat më të forta evropiane një gol llogaritet dy pikë.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e ka lënë prapa një lojtar aspak të njohur.
Bëhet fjalë për Amahl Pellegrinon, i cili është golashënuesi më i mirë në Eliteserien me 25 gola, që përkthehen me 37.5 pikë pasi në Norvegji një gol llogaritet 1.5 pikë.
Për të ky është rezultat definitiv pasi liga norvegjeze ka përfunduar në nëntor.
Më poshtë mund ta shihni Top 10-shen e golashënuesve më të mirë deri tash në ligat evropiane.