RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Greqia shënjestron me raketa avionët turq, ministri turk: “Franca dhe grekët duan të na pushtojnë, janë dyfytyrësha”

Rilindja Nga Rilindja
13/09/2022
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Greqia shënjestron me raketa avionët turq, ministri turk: “Franca dhe grekët duan të na pushtojnë, janë dyfytyrësha”
0
SHARES
80
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka bërë një mori deklaratash të forta ndaj Francës dhe Greqisë pas takimit të djeshëm Macron-Mitsotakis në Paris. Gjatë fjalës së tij, Akar është shprehur se grekët janë duke u bërë mashë e Francës, të cilët edhe më herët kanë dashur të pushtojnë Turqinë.

“Ne jemi përpjekur vazhdimisht që të ulim tensionin por grekët, duke u bërë edhe mashë e të tretëve gjithnjë gënjejnë, shpifin dhe nxisin tensionet mes nesh. Nuk mund të flasesh nga njëra anë për negociata dhe nga ana tjetër të shënjestrosh avionët tanë me raketat ruse që i kanë në Kretë. Kjo është një politikë e njerëzve me dy fytyra”, tha ai.

Shtypi grek ka zbuluar detaje nga Marrëveshje e Bashkëpunimit Strategjik mes Francës dhe Greqisë të nënshkruar në vitin 2021 duke paralajmëruar turqit pas kërcënimeve për luftë gjatë ditëve të fundit.

Sipas mediave greke, marrëveshja parashikon që Franca të futet në luftë në krah të Greqisë në rast të një sulmi nga Turqia ndaj tokës helenë.

Një fakt i tillë është pasqyruar me tituj të mëdhenj edhe në mediat turke, të cila akuzojnë Francën për ndërhyrje në marrëdhëniet mes dy shteteve, shkruan abcnews.al.

“Milliyet”, shkruan se kështu Franca është duke ndezur edhe më tepër gjakrat në rajonin e Egjeut, ku tensioni është i lartë aktualisht.

Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes dy shteteve, ku pak më parë ministri turk Çavusoglu tha se “Greqia nuk duhej të kruhej shumë” duke paralajmëruar me luftë, ndërsa qeveria greke iu përgjigj dhe turqit kanë vetëm fjalë dhe se kërkojnë të manipulojnë historinë.

Dy shtetet kanë marrëdhënie të acaruara gjatë ditëve të fundit për shkak të ishujve përballë Turqisë, kërkimeve për naftë dhe gaz të kësaj të fundit, por edhe nisur nga kriza e brendshme e turqve në politikë dhe ekonomi.

Çfarë tha Çavusoglu:

“Nëse i futesh një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuash sot si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë. Ushtria turke, e lodhur nga vitet e luftës, e ka kaluar me sukses këtë test të madh atëherë. Sot kushtet tona janë të ndryshme, por kemi të njëjtin besim të palëkundur.

Të gjithë duhet të vendosin se si do të sillen. Ne i themi veçanërisht Greqisë. Mos u bëni peng i të tjerëve. Mos vazhdoni të provokoni. Sepse cilësia e miqësisë turke njihet në lashtësi, ajo e armiqësisë është edhe më e fortë”.

Previous Post

Sulmet e Iranit, PD: Shteti digjital i Edi Ramës shkrihet si bryma para diellit

Next Post

“Takimi urgjent”, Kurti shkon në Shqipëri dhe takohet me Ramën në vilën qeveritare

Related Posts

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij
Ballina

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar
Ballina

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës
Ballina

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it
Ballina

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Lajmet e funfdit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Vjosa Osmani në mbledhjen komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, i ka ndarë urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”. “Jemi...

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Policia e Kosovës, ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë, të njërit prej sulmuesve terrorist të vrarë dje,...

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe...

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Kanë rrjedhur në rrjetet sociale armët e konfiskuara gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, të cilat i posedonte...

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri Prokurori special i rastit të veriut, Naim Abazi, ka njoftuar se është...

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe sulmit nga një grup terrorist, i përbërë prej rreth 30 vetave,...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

September 25, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company