Gjilani ka shënuar fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit të Kosovës dhe vazhdon si i pamposhtur në stinorin pranveror.
Pas dy barazimeve, Gjilani në fitoren e tretë të njëpasnjëshme mposhti Dukagjinin në Klinë me rezultatin 1:0.




Kjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. Golin e vetëm në stadiumin “18 Qershori” e shënoi Mevlan Zeka.
Zeka në minutën e 44-t, shfrytëzoi harkimin e Baton Zabërgjës dhe shënoi me kokë në portën e Kenan Haxhihamzës. Ishte goli i dytë sezonal për të.
Dukagjini nga ana tjetër pasi barazoi me Ballkanin, pësoi disfatën e tretë në stinorin pranveror, ndërsa e ka edhe një fitore e një barazim. Me këtë fitore, Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë, ndërsa Dukagjini ka 26 pikë në mesin e tabelës.
Në xhiron e 24-t, Gjilani luan në shtëpi kundër Prishtinës, ndërsa Dukagjini luan në udhëtim te skuadra e Malishevës