Lajmin se po bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja e njohur, Filloreta Raci e konfirmoi në Edicionin e 61 të Festivalit të Këngës.




Fifi tregoi se është në pritje të ëmbël, por nuk e bëri të ditur gjininë e foshnjës.




Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, Fifi shfaqet e bukur dhe elegante, teksa shfaqi barkun e rrumbullakosur.
“Lumturia ma e madhe … shkelmat edhe grushtat e tu bebi jem”, ka shkruar Fifi poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.
Kujtojmë që këngëtarja është në lidhje dashurie me Adis Patushin.