RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

“Edukimi Seksual” si lëndë, shkollat fillore janë pro

Gazeta Rilindja Nga Gazeta Rilindja
20/11/2022
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:6min read
0
EdGuard: Me Projektligjin e ri, asnjë pagë s’do të jetë nën 620 euro për mësuesit parauniversitar
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkollat fillore shprehen të gatshme për futjen si lëndë Edukimin Seksual, të cilën e shohin shumë të nevojshme për vetëdijesimin dhe informimin e nxënësve.

Ndërkohë edhe ekspertë të arsimit e psikolog, thonë se me futjen e edukimit seksual në shkolla, sepse nga informatat që do t’i fitonin nxënësit, do të uleshin rastet e ngacmimeve seksuale në vend.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës së mesme të ulët “Gjergj Fishta”, Sofije Janova është pro futjes si lënde edukimi seksual, pasi si lëndë obligative do t’i vetëdijesonin fëmijët.

“Pse jo, të jetë në ndonjë lëndë, ose në mësimi zgjedhor ose tek lëndët obligative… nëse bëhet lënde obligative pse jo, kur është obligative edhe prindi shfleton nga ajo që fëmija ka për detyrë, për ta bërë ose për ta vlerësuar në të, njëkohësisht merret informacioni edhe tek prindërit edhe tek nxënësit gjithsesi për t’u bërë një lidhje e mirë.. Sa do e vështirë është ta themi nga zeroja sepse nuk është temë e lehtë por sa më herët është aq më mirë sepse nëse flasim atëherë kur fëmija vetëm rritet dhe i merr këto informacioni prej dikujt tjetër ose prej njerëzve jokompetent, i merr informacionet e gabuara..Nëse ne mbërrijmë të bëjmë vetëdijesimin e fëmijëve si duhet, sigurisht që ata kanë me qenë të vetëdijshëm dhe kanë me pas mundësinë për t’u mbrojtur… Mendoj që do të ketë sukses aq sa mundemi të mbërrijmë, sidomos në fillim ka me qenë kogja e vështirë, sepse t’i flasësh një nxënësi të klasës së parë për këtë temë nuk do të jetë e lehtë dhe aq e pranueshme as për prindërit dhe as për fëmijët dhe shumë e vështirë për mësimdhënësit, por nëse e fillojmë do ta bëjmë.. Nëse bëhet lëndë e domosdoshme, kishte me qenë e nevojshme të shkoj shkallë-shkallë, sipas moshës së fëmijëve… Unë jam pro pse jo nga klasa e parë”, tha ajo.

Edhe mësuesja e kësaj shkolle në kryeqytet, Hanife Bejta shprehet pro futjes së kësaj lënde por shton se nuk është nevoja të jetë si lëndë e veçantë, por të bëhet gërshetimin në disa lëndë për arsye të mospërshtatjes së moshës së fëmijëve.

“Mendoj të gërshetohet nëpër lëndë të tjera, jo në një lëndë të veçantë edukatë seksuale, sepse vet mosha tregon që nuk janë të pjekur për këtë termë… kemi në lëndën njeriu dhe natyra, në klasën e pesë, është tema për zhvillimin, pubertetin por nuk është shumë e zgjerë… fillojnë fëmijët me u zhvilluar seksualisht dhe i ndihmojnë informata që e marrin por me marrë informatën drejtë, saktë prej njerëzve kompetentet, literatura me i ofruar, një herë për njëherë nuk ka ndonjë literaturë adekuate por edhe përgatitje profesionale. Arsimtarët e biologjisë e japin pjesën e vet por kishte me qenë mirë…profesionistët mjekësor… lindin tjera probleme përveç zhvillimit hormonal e pubertetit, mandej mbrojta nga sëmundjet, nga abuzimet, të gjitha këto me i pas informata të sakta të rinjtë”, u shpreh ajo.

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë, Visar Osmani e konsideron të domosdoshme futjen e kësaj lëndë, pasi do të ndikonte në vetëdijesimin e fëmijëve për respektimin e palës tjetër.

“E dimë që kohëve të fundit kemi pasur shumë lajme për tentim dhunimi e gjëra të tjera, ka shumë faktorë por konsideroj që një faktorë është pamjet e pa përshtatshme që kanë fëmijët që kanë qasje në telefona në baza ditore. Futja e asaj lënde do të ndihmonte shumë në ruajtjen e integritetit apo mbrojtjen e palës tjetër me ndihmën e psikologëve dhe sociologëve… Përveç se të forcohet lidhja e komunikimit të shëndoshë mes prindërve që është një ndihmë e madhe, rreth kësaj teme dhe futja e kësaj lënde me ndihëm e psikologëve, sociologëve pa dyshim do t’i evitonte rreziqet e asaj natyre… Zinxhiri i komunikimit prindër-shkollë duhet me qenë më i shëndoshë, nuhatja e hershme apo sjelljet e çuditshme të fëmiut, kërkimi i ndihmës tek psikologu apo sociologu, mund të evitohen këto gjëra, thjeshtë duhet një kontroll më të rreptë i prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Pa dyshim nëse ajo lëndë futet si lëndë obligative apo zgjedhore kishte me ndihmuar shumë në ngritjen e vetëdijes së fëmijëve për respekt të palës tjetër në këtë rast djemve ndaj vajzave.. Është ministria që angazhon grupe ekspertësh të ndryshëm që mund të sjellin një literaturë, një material që do të kontribuonte shumë në vetëdijesimin e të rinjve” tha ai.

Kurse, mësimdhënësi i lëndës “edukatë qytetare”, në këtë shkollë, Florim Shabani tha se është mirë të bëhet si lëndë, pasi do të ndihmonte gjeneratat e reja në parandalimin e problemit.

“Mirë kishte me qenë me u bërë lëndë adekuate në kuadër të kësaj fushe, në mënyrë që mos të shkoj deri tek problemi po jo të parandalohet që të jenë të vetëdijesuar gjeneratat e reja për problematikat që mund të ndodhin gjatë periudhës kohorë gjatë fazave të ndryshme… Do ta ndihmonte shumë, ka dhe lëndë të tjera si lënda e biologjisë që mundin diçka me mësuar, mirëpo jo adekuate, lëndë adekuate, njerëz adekuat të këtij profili kishte me qenë shumë më mirë sepse thjeshtë është mirë që gjeneratat e reja të jenë të përgatitur për të gjitha rrethanat jetësore. Ne po shkojmë drejtë reformave si shtet, është mirë që të mos vonohet sa më shpejtë që të bëhet, është më mirë në dobi të gjeneratave të reja”, tha ai

Psikologu Kushtrim Maloku e sheh të nevojshëm futjen e edukimit seksual në shkolla, sepse nga informatat që do t’i fitonin nxënësit nga kjo lëndë, do të uleshin rastet e ngacmimeve seksuale në vend.

“Lënda e edukatës seksuale kur futet në literaturë, atëherë do të kemi ndërgjegjësim i cili u ndihmon fëmijëve që ata të vedijësohen rreth pasojave të ngacmimeve të ndryshme seksuale, t’i humanziojnë ndjenjat e tyre dhe të ndërgjegjësohen që të mos shikojnë përmbajtje pornografike për të gjitha rreziqet dhe pasojat që mund t’i kenë…Paralandimi i çdo nxënësi që merr informacione të caktuara përmes edukatës seksuale do t’i ulte rastet e ngacmimeve sepse do të dinte se si t’i përgjigjet se kë të lajmoj, si të veproj, si të kundërpërgjigjet personalisht vetë. Ministria e Arsimit duhet ta bëjë si pjesë të kulikulave të Kosovës, qoftë si lëndë zgjedhore apo obligative“, tha ai.

Edhe njohësi i arsimit Rinor Qehaja është pro kësaj lënde në shkolla.

“Edukimi seksual duhet të jetë prezent në shkolla, veç se është pjesë përbërëse e kornizave kulikulare. Mirëpo, në mënyrë që të kthehet si një dije e komunikuar të nxënësve, nevojitet që të kemi një unitet të shkollave më të hapur karshi temave të edukimit seksual. Kjo nënkupton edhe mësimdhënës me kompetencë profesionale që në mënyrë të saktë të komunikojnë tema shumë të rëndësishme të edukimit seksual tek gjeneratat e ndryshme në nivelet e ndryshme të shkollimit…Shumë evidente që shumë probleme që kanë të bëjë me ngacmimet seksuale, me dhunimet, pastaj me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të gjitha vijnë si rezultat i mungesës së vetëdijesimit te të rinjve tanë, forma ideale e shkollimi të tyre është pa dyshim forma përmes edukimit formal e që me lehtësi mund të behët përmes një rishikimi të programeve mësimore për ato lëndë ku parashihet dhe me kurikulë edukimi seksual. suksesi do të jetë një ulje të rasteve të tilla të ngacmimeve, dhunimeve e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme..Edukimi seksual nuk nënkupton diçka të pamoralshme por nënkupton një edukim të mirëfilltë të gjeneratave për një temë që nuk guxon të jetë tabu”, tha ai.

Pavarësisht faktit që Kosova ka miratuar një kurrikulë të re e cila ka filluar të implementohet prej vitit 2017, edukata seksuale nuk figuron si lëndë e veçantë në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Në shtetet ku kjo lëndë është e futur në kurrikulë, ka dalë që kjo e fundit promovon vetëdijësimin për shëndetit seksual, në uljen e numrit të shtatzënive të padëshiruara tek adoleshentët, dhe në të informuarit për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Previous Post

Vërshime edhe në Junik, ekipet emergjente dalin në terren

Next Post

6 shtetet më të mira për çdo grua që rrit vetëm një fëmijë

Related Posts

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij
Ballina

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar
Ballina

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës
Ballina

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it
Ballina

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
Gjendet edhe një veturë me armatim në veri
Ballina

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Nga Rilindja
September 25, 2023
Next Post
Trevjeçarja meksikane zgjohet në funeralin e saj pasi mjekët gabimisht e shpallën të vdekur

6 shtetet më të mira për çdo grua që rrit vetëm një fëmijë

Lajmet e funfdit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Vjosa Osmani në mbledhjen komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, i ka ndarë urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”. “Jemi...

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Policia e Kosovës, ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë, të njërit prej sulmuesve terrorist të vrarë dje,...

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Ambasadori gjerman Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe...

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Këto janë disa nga armët e konfiskuara në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Kanë rrjedhur në rrjetet sociale armët e konfiskuara gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, të cilat i posedonte...

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri Prokurori special i rastit të veriut, Naim Abazi, ka njoftuar se është...

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës

Nga Rilindja
September 25, 2023
0

Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe sulmit nga një grup terrorist, i përbërë prej rreth 30 vetave,...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij

September 25, 2023
Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

September 25, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company