RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Edhe sot seancë në Gjykatën Speciale: Dëshmitari u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave

Rilindja Nga Rilindja
19/04/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:2min read
0
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve fillon më 1 mars nëse nuk ka rrethana përjashtimore
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tretën ditë radhazi, dëshmitari i dytë i prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dita e tretë e kësaj jave në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët. Në këtë javë do të jenë katër seanca.

Për dallim nga dita e parë, kur pjesa hyrëse ishte e hapur për publikun, seanca e së martës gjatë tërë kohës ishte e mbyllur dhe me përmbajtje të redaktuar. Ky dëshmitar në ditën e parë të dëshmisë tha se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se ka qenë prezent në daljen publike të UÇK-së.

Dje ka vazhduar intervistimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur, i cili është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja. Pas hapjes së seancës nga trupi gjykues, është kaluar në seancë të redaktuar për publikun.

Të hënën, ky dëshmitar ka konfirmuar se ka qenë dhe është anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga fillimi i viteve 90’ si dhe ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai dje gjatë pjesës së hapur për publikun ka treguar për organizimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjatë viteve 90’, ndërsa pyetjet e prokurorit kanë qenë të fokusuara në organizimin e LDK-së në komunën e Malishevës.

Dëshmitari gjithashtu është pyetur nga prokurori për daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dëshmitari ka pranuar se ka qenë prezent në këtë ngjarje bashkë me anëtarë të tjerë të LDK-së.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

Previous Post

Mekanizmi i Big Brother për finalistin e parë/ Luizi dhe Dea Mishel përballë njëri tjetrit

Next Post

Hoti: Marrëveshja e Ohrit më e keqja për Kosovën

Related Posts

Von Cramon për zgjedhjet në Serbi: E papranueshme që shqiptarëve të Luginës t’iu mohohet votimi
Ballina

A do të suspendohet liberalizimi i vizave për Kosovën? Flet Viola von Cramon

Nga Rilindja
May 31, 2023
Kurti mbron planin franko-gjerman në Kuvendin e Kosovës, i jep merita vetes për avancimin e dialogut
Lajme

Kurti thotë se është i gatshëm më shumë se kurrë ta takoj Vuçiqin

Nga Rilindja
May 31, 2023
A po e kritikon Kurtin Haki Abazit, flet për qytetarë të dëshpëruar me qeverisjen dhe ikje nga vendi
Lajme

Abazi për Kurtin: Po e luan viktimën, do të dal më i votuari në zgjedhjet e ardhshme

Nga Rilindja
May 31, 2023
Kurti për heqjen e barrikadave: Pas Krishtlindjeve do ta takoj komandantin e KFOR-it, s’mund të tolerohet kjo gjendje
Lajme

Kurti: I brengosur, por jo i frikësuar nga sanksionet e SHBA-së

Nga Rilindja
May 31, 2023
Vuçiq kundërshton propozimin europian: Nuk e implementoj anëtarësimin e Kosovës në OKB
Lajme

Aleksandar Vuçiq po e humb kontrollin mbi serbët e Kosovës

Nga Rilindja
May 31, 2023
Next Post
Avdullah Hoti niset për në Uashington: Do të takoj kongresistë e senatorë

Hoti: Marrëveshja e Ohrit më e keqja për Kosovën

Lajmet e funfdit

Von Cramon për zgjedhjet në Serbi: E papranueshme që shqiptarëve të Luginës t’iu mohohet votimi

A do të suspendohet liberalizimi i vizave për Kosovën? Flet Viola von Cramon

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mohuar mundësitë e suspendimit të liberalizimit të vizave dhe të...

Kurti mbron planin franko-gjerman në Kuvendin e Kosovës, i jep merita vetes për avancimin e dialogut

Kurti thotë se është i gatshëm më shumë se kurrë ta takoj Vuçiqin

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference në Bratisllavë diskutoi për situatën në veri të Kosovës. Kurti tha se diskutimi politik...

A po e kritikon Kurtin Haki Abazit, flet për qytetarë të dëshpëruar me qeverisjen dhe ikje nga vendi

Abazi për Kurtin: Po e luan viktimën, do të dal më i votuari në zgjedhjet e ardhshme

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në veri ka thënë se vendi...

Kurti për heqjen e barrikadave: Pas Krishtlindjeve do ta takoj komandantin e KFOR-it, s’mund të tolerohet kjo gjendje

Kurti: I brengosur, por jo i frikësuar nga sanksionet e SHBA-së

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Bratisllavë, u pyet lidhur me ndëshkimin e...

Vuçiq kundërshton propozimin europian: Nuk e implementoj anëtarësimin e Kosovës në OKB

Aleksandar Vuçiq po e humb kontrollin mbi serbët e Kosovës

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Aleksandar Vuçiq, i cili prej vitesh po qeverisë me veriun e Kosovës përmes Listës Serbe (LS), po humb kontrollin mbi...

Kurti: Beogradi po përdor serbët e veriut për të minuar statusin demokratik të Kosovës

Kurti për Veriun në Bratisllavë: Atë që po e bëj, nuk po e bëj për shkak të fuqisë, por nga pafuqia

Nga Rilindja
May 31, 2023
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference në Bratisllavë ka folur për situatën në veri të Republikës...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Von Cramon për zgjedhjet në Serbi: E papranueshme që shqiptarëve të Luginës t’iu mohohet votimi

A do të suspendohet liberalizimi i vizave për Kosovën? Flet Viola von Cramon

May 31, 2023
Kurti mbron planin franko-gjerman në Kuvendin e Kosovës, i jep merita vetes për avancimin e dialogut

Kurti thotë se është i gatshëm më shumë se kurrë ta takoj Vuçiqin

May 31, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company