Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka siguruar një fotografi të rëndësishme me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit ikonik të UÇK-së, Adem Jashari.




Kurti para pak minutave ka publikuar fotografinë në profilin e tij të Instagramit, ku janë shfaqur me Rifat Jasharin dorë për dore.




Ndërkohë që kujtojmë se 5,6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto ditë shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.