Kandidatit të PS për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur makina brenda garazhit. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.
Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.
Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.