Deklarimi i pasurisë | Kurti ka në bankë veç 119 euro e 58 centë, kurse banesën 400 mijë euroshe në Norvegji.
Po ashtu Kurti ka deklaruar në APK se ka vetëm 119.58 euro para të gatshme në bankë.
Ndërsa, bashkëshortja e tij ka të kursyera në bankë 10 mijë euro.
Por, bashkëshortja e Kurtit ka edhe borxhe. Ajo është në kredi në vlerë 250 mijë euro më kohëzgjatje prej 348 muajsh.
Kurti ka deklaruar se banon në një shtëpi me qira, ku paguan 250 euro për muaj.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se merr pagë vjetore në vlerë prej 16 mijë e 647.69 euro, kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 49 mijë e 989.96 euro