Pas daljes së Armaldos, në shtëpi ka pllakosur trishtimi, heshtja dhe lotët.




Olta u mërzit më shumë nga të gjithë banorët dhe u përlot.




Ajo u shpreh se nuk e priste fare këtë vendim, ndërsa disa prej banorëve të tjerë mendonin të njëjtën gjë, mes tyre edhe Kiara.
Olta: Nuk e prisja daljen e Maestros, isha e sigurtë që do qëndronte. Më prek më shumë akoma që Luizi pas gjithë fushatës që bëri për ta nxjerrë jashtë është kaq i qetë dhe i lumtur
Luiz: Për ty e bëra Olta. Tani nuk ke as më ke flet dhe as me kë rri. Është loja ime, e bëj si të dua. Kjo lojë portokall është, mundësia mbase të vjen dhe ty në dorë.